Potencial për trazira

Ka indikacione që tregojnë se nëse nuk menaxhohet situata, Kosova rrezikon të rrëshqasë drejt një kaosi që fillimisht do të kalonte përmes një vale protestash, por që më vonë mund të kthehen në skenarë të ndryshëm.
Kosova rrezikon të ballafaqohet me një valë protestash shumë më të mëdha se ato të 6 dhe 7 shkurtit para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, që mund të rrezikojnë ta çojnë vendin drejt dhunës – shkruan gazeta Tribuna, duke u thirrur në burimet e saj.
Sipas këtyre burimeve, në Kosovë aktualisht ka një potencial të madh shpërthyes që vjen nga pakënaqësitë e mëdha sociale dhe rritja e vazhdueshme e numrit të të rinjve të papunë.
Pas provokimit eventual të aspektit social mund të vijë në shprehje edhe aspekti politik.