Mobi Casa

Posti i kryeministrit rrezikon koalicionin PDK – AAK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Partia Demokratike e Kosovës shprehet e gatshme të nisë bisedimet me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për përfshirjen e kësaj të fundit në kuadër të koalicionit aktual qeverisës.

Por, përveç gatishmërisë për bisedime, të dyja subjektet kanë dallime esenciale, sidomos në lidhje me postin e kryeministrit, të cilin e synojnë të dyja partitë.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinajt pretendon postin e kryeministrit në koalicionin e ardhshëm eventual, në anën tjetër Partia Demokratike e Hashim Thaçit nuk tregon shenja se është e gatshme të heq dorë nga posti të cilin aktualisht e mbanë lideri i saj.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci thotë se e ka mirëpritur nismën e AAK-së për bashkëpunim e koalicion. Por, Grabovci thotë se Kosova e ka kryeministrin Thaçi, dhe nuk sheh ndonjë arsye pse duhet të preket ky post, raporton Radio Evropa e Lirë.

ARKATANA

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kosova e ka një kryeministër shumë të suksesshëm, shumë të fuqishëm i cili u ka qëndruar dhe u qëndron të gjitha sfidave dhe deri më tani ka dalë i suksesshëm dhe se ne nuk kemi asnjë dyshim që edhe në të ardhmen do të jetë i suksesshëm”, thekson Grabovci.

Nga java e ardhshme, AAK dhe Ramush Haradinaj kanë paralajmëruar mundësinë e nisjes së bisedimeve me PDK-në dhe kryeministrin Hashim Thaçi, për lidhjen e një koalicioni qeverisës.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se oferta e kësaj partie është serioze dhe se ajo i drejtohet vetëm PDK-së dhe ndër tjera ka për qëllim të merr nën drejtim qeverinë e Kosovës, duke besuar se nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt kjo qeveri do të ishte shumë më efikase.

“Duke e pas parasysh gjendjen e cila ekziston në Kosovë dhe një degradim të qeverisjes në Kosovë, ne kemi besim që me Haradinajn, duke u bazuar edhe në të kaluarën e cila ka qenë e suksesshme, mund të ndryshohet gjendja. Pa Haradinajn në udhëheqje të qeverisë nuk mund të kemi rol, prandaj kërkojmë që qeverinë ta udhëheqë Haradinaj”, thotë Isufi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.