Portugalia shokon Shqipërinë, ëndrra vazhdon
Portugalia shokon Shqipërinë. Miguel Veloso me kokë shënoi në minutat shtesë, për t’ia siguruar fitoren portugezëve në Elbasan, 0:1. Shqipëria luajti mjaft mirë në pjesën e dytë duke dominuar, ndërsa mysafirët ishin më të mirë në atë të parë.
Portugalia rrezikoi me Eliseu, fat i madh për ekipin e Gianni De Biasit.
– Shqipëria po bën lojë të shkëlqyer, po sulmon vazhdimisht. Mungon vetëm goli.
– Shqipëria rrezikon më në fund. Kuqezinjtë e qëlluan tërthorësen në minutën e 74-t, pas devijimit të Pepes, pas goditjes së Cikalleshit. Më pas, shqiptarët kërkuan penallti, por gjyqtari heshti
– Shqipëria duket më energjike ,më e freskët dhe më kërkuese në fillim të pjesës së dytë.
– Mbyllet pjesa e parë. Portugalia rrezikoi më shumë dhe ishte e mirë në pjesën e parë. Shqipëria pati dy gjysmëraste me Cikalleshin e Gashin. Shpresojmë që në pjesën e dytë të jemi më mirë.
– Bernardo Silva rrezikoi me një goditje, por për fat topi shkoi jashtë portës.
– Cikalleshi e pati një gjysmë-rast për Shqipërinë.
– Ronaldo mjaft i rrezikshëm, por Shqipëria vazhdon të rezistojë…
– Tifozët shqiptarë thërrasin Messi, Messi, duke u munduar ta shpërqendrojnë Ronaldon e rrezikshëm në këto minuta.
– Ronaldo e qëlloi shtyllën, fat për Shqipërinë.
– Cristiano Ronaldo rrezikoi seriozisht, por topin e devijoi në këndore portieri Berisha.
– Portugezët mundohen të shënojnë, mbrojtja shqiptare e sigurt. Ndërkohë, Shqipëria po luan me kundërsulme.
– U intonuan himnet e të dyja vendeve.
Shumë shpejt do të nis ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë, e vlefshme për kualifikimet për Evropianin 2016. Kuqezinjtë do ta kërkojnë një rezultat të favorshëm, për t’iu afruar kualifikimit në evenimentin që do të mbahet në Francë. /Zëri/


