FITORJA

Portokajtë kundër kalorive të tepërta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Portokalli më së miri do të ndihmojë në detoksimin e organizmit dhe kthimin e tretjes në funksion të plotë pas sulmit të sheqerit dhe yndyrave gjatë festave të fundvidit.

Gjatë festave jeni mbushur me ëmbëlsira dhe delikatesa të ndryshme dhe e keni vështirë të merrni frymë, e lëre më të ecni? Për ndihmë mund t’i drejtoheni portokallit çudibërës, që në këtë kohë mund të gjendet në çdo hap me çmime të volitshme.

Keni nevojë për energji shtesë dhe diçka që do t’ua vërë në lëvizje tretjen, prandaj portokalli është zgjidhje ideale për shkak se ka me bollëk vitaminë C dhe fibra.

Problem i zakonshëm pas këtyre ditëve është tretja e ngadalshme e cila ka telashe për shkak të tërë atyre gjërave që i keni futur në stomak, dhe nuk ka shumë nutrientë dhe fibra ushqyese në vete. Keni nevojë për detoksikim, ndërsa portokalli është partner ideal për këtë detyrë të vështirë.

Një gjë e shkëlqyeshme tek këto pije është që përgatiten lehtë, veprojnë shpejt dhe në mënyrë jashtëzakonisht efikase, dhe mund t’i përgatisni edhe në shtëpi.

Frape nga portokalli për detoksikim

– 2 portokaj

– një gotë jogurt

– një banane

ARKATANA

– një lugë mjaltë

– një lugë lëng limoni

Të gjithat këto i vendosni në mikser, i përzieni dhe shijoni frapenë e shijshme dhe të shëndetshme

Lëngu i portokallit për detoksikim

– 4 portokaj

– një lugë mjalti

– një lugë lëng limoni

Për dallim nga pija e parë, për këtë nuk ju nevojitet asgjë përveç shtrydhëses për agrumet, ndërsa më të zotit mund ta shtrydhin portokallin dhe limonin edhe pa të. Mos e kulloni lëngun e portokallit, sepse do të mbeteni pa fibrat e çmueshme të frytit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.