Portierët me përqindjen më të lartë në Premierligë, Aro Muric i prin listës

Tashmë ka përfunduar sezoni 2023/24 në Premierligë dhe vazhdimisht po dalin statistika të ndryshme.
Kjo e sotmja ka të bëjë me portierët dhe veçanërisht me gardianin e portës së Kosovës, Arijanet Muric, shkruan Gazeta Express.
Muric i prin listës së portierëve me përqindjen më të lartë të pritjeve, 79.75%, i ndjekur nga Stefan Ortega i Manchester Cityt.
Aro Muric pati paraqitje të shkëlqyera në pjesën e fundit të sezonit kur fitoi besimin e trajnerit dhe në disa raste u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.