ROBERT UKAJ

Porti i harruar

/ 2 minuta lexim
KD-gjilan

Porti i Shëngjinit vështirë se do të bëhet ndonjëherë zyrtarisht pronë e Kosovës, ashtu si pati premtuar Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Për këtë projekt ende nuk është bërë asgjë konkrete sa i përket bartjes së pronësisë dhe investimeve nga të dyja palët.

E derisa Kosova duket se e ka harruar Shëngjinin, Qeveria shqiptare ka filluar të investojë vetë në modernizimin e këtij porti jo vetëm për mallra, por edhe për jahte të turistëve.

Porti i Shëngjinit mbetet vetëm një ëndërr e bukur për kosovarët. Dalja e premtuar në det nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për “vëllezërit” nga Kosova, ka gati pesë që vjet ka mbetur e bllokuar.

Madje, porti në të cilin Qeveria e Kosovës premtonte se do të vinte doganën e vet dhe do të mblidhte taksat nga transporti detar, as nuk është në agjendë të funksionalizohet.

KD-viti

Gjithçka rreth faljes së portit të Shëngjinit ka mbetur në nivel fjalësh dhe me gjasë kështu do të mbetet përgjithmonë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës e pranojnë se për këtë projekt nuk po bëhet asgjë konkrete.

“Përveç gatishmërisë së shprehur nga Qeveria shqiptare për ofrimin e portit të Shëngjinit Republikës së Kosovës dhe interesit të shprehur nga ana e Qeverisë së Kosovës për këtë mundësi të ofruar, nuk ka një akt të shkruar, nuk ka një marrëveshje, apo bartje pronësie, ndonëse në takime zyrtare është diskutuar si mundësi e realizimit të saj”, tregon Lah Nitaj, këshilltar për medie në Ministrinë e Infrastrukturës.(express)