Eko Higjiena

Porta e hekurt i merr jetën Zenelit, para syve të së ëmës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Zeneli është ngjitur në portën e hekurt, kur, papritmas ajo del nga vendi dhe rrënohet përtokë, mbi të. Vogëlushin e shtyp porta e hekurt para syve të nënës dhe të gjyshit.

Një aksident i rëndë tragjik i ka marrë jetën të martën që shkoi vogëlushit shqiptar nga Kosova Zenel C. në Iragna të kantonit të Tesinës. Porta e rëndë metalike e oborrit të ndërtesës ku banon familja e Ali C., babait të Zenelit ka rënë mbi trupin e fëmijës dy vjet e gjysmë dhe e ka shtypur atë duke shkaktuar vdekjen e tij pas pak orësh.

“Dera e ka goditur Zenelin tim. Askush nuk mund ta pranojë se im bir nuk do të kthehet më”, thotë babai, Ali C., 25 vjeç, i cili Zenelin e kishte fëmijën e vetëm.

Ai tregon se në momentin kritik vetë ndodhej në punë. Ishte një ditë me diell dhe, pas një kohe të gjatë me mot të lig, vogëlushi kishte dalë të luante më në fund jashtë shtëpisë. Bashkëshortja e Aliut, Afrorja, ishte duke pastruar dyshemenë ndërsa babai i tij kishte mbyllur portën e hekurt dhe po fliste me një vajzë në rrugë.

Uji Dea

Në atë moment Zeneli kureshtar është ngjitur në portën e hekurt, kur, papritmas ajo kishte dalë nga vendi dhe ishte rrënuar përtokë, direkt mbi të, shkruan blick.ch. Vogëlushin e shtyp dera e hekurt para syve të nënës dhe të gjyshit.

Ambulanca vjen pas 15 minutash dhe së shpejti vjen edhe helikopteri i Rega-s. “Për dy orë ekipet shpëtimtare kane luftuar për jetën e Zenelit të vogël. Por nuk ia dalin. Djali im vdiq”, thotë Aliu.

Ai nuk arrin të kuptojë se si ka mundur të ndodhte ky aksident. Porta deri atë ditë ka qenë në rregull.

Tash pranë vendit të tragjedisë mbretëron heshtja. Zeneli, vogëlushi simpatik dhe çapkën, i përkëdheluri i gjithë ndërtesës, nuk është më për të sjellë gjallëri.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.