ARKATANA

Porosia e dëshmitarit Shabi Azemi: Drejtësia mos t`i fus veshët në lesh

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Edhe në këtë përvjetor të madh të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare, duke i kujtuar të rënët kërkojmë nga organet e drejtësisë që të bëjnë më shumë në zbardhjen e rastit si dhe që kriminelët të cilën janë të njohur të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara. Ne kërkojmë që këto të mos harrohen ngase gjaku të rënëve na mallkon, andaj apel drejtësisë, mos i fusni veshët në lesh, por veproni ngase dosjet e krimeve deri sa nuk zgjidhen shpirtrat e të rënëve nuk do të ndihen rehat ka shkruar Shabi Azemi dëshmitar i gjallë i masakrës së Llovcës.

Postimi i plotë i Shabi azemit

Një datë, një ditë, një histori që do të ndërroi gjeopolitikën dhe gjeografinë e botës, një ditë që do shënonte për herë të parë në historinë e njerëzimit një madhështi njerëzore kur shtetet demokratike të botës mike të shqiptarëve që u fituan në anën tonë me mençurinë e Njeriut që ndërroi kohen dhe ktheu drejtësinë, janë këto ditët e besës dhe shpresës që i quante Presidenti Rugova. Edhe pse të mbuluar nga zullumi famëkeq serb, prapë në shpirtrat tan gjallëronte shpresa për ditë të bardha.

Lufta e vitit 1999 edhe Karadakun e Gjilanit kishte mbuluar me krime nga dora gjakatare serbe, të cilët nuk kursyen as gra, pleq e as fëmijë. Velloja e trishtimit kishte mbuluar edhe fshatin Llovcë të Gjilanit dhe aty më datën: 05 Prill të vitit 1999 masakrohen: Rahim Ymeri, Xhevrie Zeqiri, Nexhmie Azemi, Sami Xhelili, Avdi Rexhepi nga fshati Kokaj, Rabit Dalipi, Xhemail Xhemaili si dhe karbonizohen Rahim Ymeri me tezen e tij Xhevrie nga fshati Ranatoc.

Shabi Azemi, tani më Kryetar i këshillit të fshatit Llovcë, i kujton ato momente si ditë tmerri ku thuajse kishte vdekur shpresa dhe gjithçka mbante aromë lufte e mbuluar nga tmerri i dorës gjakatare serbe.

Ai thotë se ato ishin momentet më të rënda që kishin përjetuar banorët e Llovcës, kur nga një ofensivë serbe nuk u kursyen as jetët e njerëzve të pafajshëm e as shtëpitë dhe pasuri tjetër me të cilën dispononin banoret e Llovces.

FIDANISHTJA

Ishin këto ditë që të turbullonin trurin dhe shpirtin, por ishin momente të rënda ku gjakpirësit serb masakronin e djegnin gjithçka që mbante emër e gjak shqiptari. Dhimbja ishte njëjtë për të gjitha viktimat që masakroheshin nga gjakatarët serbë, sepse që të gjithë ishin, nëna, motra, vëllezër dhe të afërm- pra ishin shqiptarë, ishin dhimbje për ne dhe mbarë shqiptarinë.

Me këta pak rreshta desha të kujtoi se të gjithë shqiptarët e të gjitha moshave që ishin vrarë dhe masakruar nga armiku, ishin dhe do të mbesin martirë të kësaj toke të Shqipërisë së vjetër e që sot mbanë emrin Republika e Kosovës.

Për fund, edhe në këtë përvjetor të madh të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare, duke i kujtuar të rënët kërkojmë nga organet e drejtësisë që të bëjnë më shumë në zbardhjen e rastit si dhe që kriminelët të cilën janë të njohur të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara. Ne kërkojmë që këto të mos harrohen ngase gjaku të rënëve na mallkon, andaj apel drejtësisë, mos i fusni veshët në lesh, por veproni ngase dosjet e krimeve deri sa nuk zgjidhen shpirtrat e të rënëve nuk do të ndihen rehat.

Njëherit ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të rënëve në altarin e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovë nënë!

Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
Shabi Azemi (Babushi) Llovcë

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.