Fundamenti

Porosia e Begzad Sinanit: Mbajeni pastër qytetin dhe zgjeroni hapësirat e gjelbërimit

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Ish kryetari i komunës së Kamenicës ka thënë se ka besim se, institucionet komunale dhe qytetarët, do të jenë të përkushtuar në mirëmbajtjen, zgjerimin dhe rregullimin e hapësirave të gjelbërimit në qytet dhe lokalitete.

Eco Higjiena

”Tani kur ka filluar sezoni pranvere – verë, qytetarët e qytetit dhe të Komunës së Kamenicës, dëshirojnë që qyteti i tyre të jetë i mirëmbajtur dhe të jetë i pastër ashtu siç është mbajtur i pastër gjatë katër viteve. Mirëmbajtja përgjatë rrugës kryesore, parku kryesor i qytetit, parku prapa banesave, parku dhe lumi në Berivojcë e parku apo hapësira e rregulluar në fshatin Hodonoc kërkojnë përkushtim në mirëmbajtjen e tyre” ka shkruar Sinani./rajonipress/