FITORJA

“Populli shpreson ta ketë Jahjagën 5 vjet në krye”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjykata Kushtetuese të premten i ka dhënë shpjegimet përfundimtare pse Atifete Jahjagës nuk mund t’i ndërpritet mandati presidencial me amendamente dhe me marrëveshje politike.

Në aktgjykimin mbi 40 faqesh që ka lëshuar kjo gjykatë, thuhet se Jahjaga me 7 prill të vitit të kaluar ka marrë besimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta drejtuar shtetin në mandat pesëvjeçar.

ARKATANA

Vendimi për emërimin e saj asokohe i është dërguar Kryesisë së Kuvendit, Qeverisë dhe Arkivit të Kosovës. Mbështetur në këtë vendim, Kushtetuesja ka nxjerrë përfundimin se ndërprerja e parakohshme e mandatit të presidentes, e shkaktuar nga futja e sistemit të ri zgjedhor, pakëson të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës.

“I gjithë populli i Kosovës pret që ajo të jetë presidentja e tyre gjatë pesë vjetëve të ardhshme”, thuhet në aktgjykim, transmeton “Koha Ditore”. “Kështu që, shkurtimi i mandatit të saj, siç propozohet me amendamentin 10, e privon popullin e Kosovës nga përfaqësuesi i tyre legjitim dhe garantuesi në një kohë më të hershme seç besonin dhe shpreson”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.