ARKATANA

“Populli i Kosovës e meriton lirinë”, çfarë kishte deklaruar Kadare një vit para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kolosi i letrave shqiptare, Ismail Kadare është ndarë sot (e hënë) nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Kadare 17 vite më parë më 2007 kishte dhënë një intervistë për Radion Evropa e Lirë, me gazetaren Suela Musta, pikërisht një vit para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë intervistë Kadare kishte trajtuar disa çështje kyçe lidhur me statusin e Kosovës dhe situatën në Ballkan.

Ai ishte shprehur kundër ndarjes së Kosovës, duke e konsideruar atë një pazar të pa pastër që do të hapte konflikte të reja dhe të pambarueshme në Ballkan, me pasoja të rënda për popujt e rajonit dhe për Evropën.

“Kjo ndarje është një pazar jo i pastër dhe po them me përgjegjësi të plotë, kjo ndarje do të hapi radhën e një konflikti të ri të pambarueshëm në Ballkan. Do të hapi vatra sherresh, grindjesh të cilat do të kushtojnë jashtëzakonisht shtrenjtë popujve këtu dhe Evropës bashkë. Prandaj kjo nuk e zgjidhë, kjo nuk e mbyll, kjo hap një konflikt të ri të tmerrshëm”, kishte deklaruar Kadare më 2007.

Mobi Casa

Autori i shumë librave, kishte theksuar se liria e popullit të Kosovës është çështje themelore dhe nuk duhet të jetë objekt negociatash.

“Populli i Kosovës ka të drejtë të përgjigjet me të gjitha opsionet. Nuk bëhet lëshim kur është fjala për lirinë e një populli. Nuk ka negocim për këtë gjë. Ky popull ka të drejtë me të gjitha mënyrat të kërkoj lirinë e vet. Ta mbrojë deri në fund lirinë e vet”, ishte shprehur Kadare.

Kadare kishte kritikuar Evropën për përkëdheljen e Serbisë, duke theksuar se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e kryera.

Ai gjithashtu kishte kritikuar Shqipërinë për qëndrimin e saj ndaj Kosovës duke theksuar se Shqipëria duhet të angazhohet më fuqimisht në mbrojtjen e çështjes së pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.