UBT

Populli Deshi Kështu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e drejtuar nga Hashim Thaçi, do të udhëheqë me vendin edhe për një mandat të ri katërvjeçar. Në procesin zgjedhor të zhvilluar të dielën partia që është në pushtet nga vitit 2007, ka marr shumicën e votave të qytetarëve të cilët të dielën votuan për të zgjedhur drejtuesit për mandatin 2014-2018.

Nga rreth 90 për qind e votave të numëruara nga KQZ-ja, PDK-ja udhëheqë kundrejt LDK-së me mbi 4 për qind, apo 30.95 me 26.28%. Sipas numrit të votave PDK-ja ka marrë rreth 196 mijë, kurse LDK-ja mbi 166 mijë. E treta është renditur Lëvizja Vetëvendosje me 13.62 për qind apo afërisht 86 mijë vota. Partia e Ramush Haradinajt del e katërta me 9.82 % apo kthyer në numër mbi 62 mijë vota. Nisma për Kosovën ka marrë 5.39 për qind (mbi 34 mijë vota), derisa AKR-ja e Behgjet Pacolli gjendet në prag të pragut me 4.7 për qind apo afërisht 30 mijë vota.

Mobi Casa

Dalja në zgjedhje është konsideruar e ulët pasi nga 1 milionë e 782 mijë persona me të drejtë vote, në zgjedhjen dolën 747 mijë qytetare apo 43.16 %. Kjo dalje është për gati 70 mijë votues më e vogël krahasuar me zgjedhjet kaluara lokale të 3 nëntorit të vitit të kaluar. Trendet e votimeve nëpër komuna pothuajse kanë qenë të njëjta krahasuar më vitin 2010, ku është parë dalje e njëjtë e qytetarëve pavarësisht se kësaj radhe numri i votueseve me të drejt vote ishte më i madh krahasuar më zgjedhjet e kaluara…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.