Eko Higjiena

Politologu për bllokadën në Kuvend: Një ditë e humbur për ne është shumë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Politologu Arbnor Sadiku vlerësoi se ngecja në konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 po e mban Kosovën në një gjendje të ngecjes së përgjithshme, duke ndikuar negativisht si në aspektin ndërkombëtar, ashtu edhe në atë ekonomik dhe diplomatik.

Ai në intervistë për Ekonomia Online tha se zvarritja e krijimit të institucioneve është duke penguar konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

“Në aspektin ndërkombëtar Kosova ka pasur ngecje të vazhdueshme, qoftë edhe me institucione por edhe pa institucione Kosova nuk ka pasur ndonjë anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Kanë ardhur disa njohje, por ato kanë qenë më tepër si rezultat i vullnetit personal të disa njerëzve që janë në Kosovë sesa lobimit konkret nga faza institucionale. Andaj, do të duhej të ishim më të shpejtë në krijimin e institucioneve që në këtë mënyrë Kosova të mos stagnojë, qoftë në aspektin ekonomik, qoftë në aspektin diplomatik dhe politik. Pasi që ende jemi shtet i pakonsoliduar ndërkombëtarisht dhe një ditë e humbur për ne është shumë që të mbesim mbrapa nga shtetet e rajonit dhe vendet e tjera të BE-së”, tha ai.

Sadiku ngriti shqetësime edhe për ndikimin që kjo situatë mund të ketë në funksionimin e brendshëm të shtetit, veçanërisht në menaxhimin e financave publike dhe komunale.

FIDANISHTJA

“E para e punës kriza financiare, pasi pas gjashtëmujorit do të ketë nevojë për projektim të buxhetit të ri dhe ky projektim do të duhej të shikohet në qeveri dhe të votohet nëse ka nevojë për ndryshim në Kuvendin e Kosovës. Ai ndryshim nuk mund të bëhet nëse nuk ka shumicë. E dyta: komunat kanë borxhe të mëdha dhe në rast se nuk ka miratim të buxhetit dhe votime të tilla, Ministria e Financave nuk mund t’i delegojë paratë tek institucionet komunale dhe komunave po ia merr përmbaruesi shumicën e kontratave të mëhershme që janë borxhe dhe nuk kemi qarkullim të parasë që është me buxhetin”, tha ai.

Sadiku thekson se krizat sociale dhe ekonomike po rriten, ndërsa qytetarët dhe bizneset janë të ekspozuar ndaj sfidave si rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas tij, deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti tregojnë se prioriteti i tij është formimi i një qeverie të gjerë.

“Pra, ka probleme, qoftë në sferën ekonomike, qoftë rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset janë sfida që janë parësore para interesave politike të partive më të mëdha në Kosovë. Do të ishte e rrugës që sa më shpejt të krijohen institucionet, pasi që nga ajo që kemi lexuar nga deklarata e Kurtit ditëve të fundit ishte që ai synimin parësor e ka krijimin e një qeverie të madhe, jo qeverisë së pakicës. E thotë vetë LVV-LDK-Nisma, a do të bëhet kjo para zgjedhjeve lokale apo pas zgjedhjeve lokale mbetet të shihet . Gjasat janë që kjo mund të ndodhë pas zgjedhjeve lokale”, tha për EO, Sadiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.