Mobi Casa

Politologu Maloku: Qasja diplomatike e qeverisë ka dëmtuar rëndë pozitën ndërkombëtare të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Politologu Albinot Maloku kritikoi ashpër qasjen diplomatike të qeverisë në detyrë të Kosovës, duke e cilësuar si të dëmshme dhe të papërgjegjshme për interesat ndërkombëtare të vendit.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online vlerësoi se dëmet e shkaktuara gjatë qeverisjes së kaluar, veçanërisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të udhëhequr nga Donika Gërvalla, kanë lënë pasoja të rënda që do të kërkojnë kohë dhe përpjekje të mëdha për t’u riparuar.

“Ish-qeveria e Kosovës i ka shkaktuar dëme të mëdha në qeverisjen, po themi, të diplomacisë nga ana e Donika Gërvallës. Dëme të mëdha Kosovës në rrafshin diplomatik, të cilat gjithsesi që do të duhet të investohet shumë që të riparohen” tha Maloku.

Ai mendon se mungesa e angazhimit të mirëfilltë dhe ndërtimi i marrëdhënieve jo të shëndetshme me partnerë kyç ndërkombëtarë kanë prodhuar një situatë të zymtë për vendin në skenën ndërkombëtare.

“Kjo për faktin e shumë arsyeve, duke mos qenë e angazhuar mirëfilli, duke krijuar raporte jo të shëndetshme me faktorë jashtëzakonisht mbështetës për Kosovën. Kjo ka dhënë atë efektin e vet që sot kemi këtë situatë dhe këtë derexhe,” u shpreh ai.

Fundamenti

Maloku gjithashtu kritikoi dështimet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe mungesën e një strategjie të qartë dhe të vazhdueshme për integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Kosovën nuk e kemi të anëtarësuar në mekanizma të rëndësisë së veçantë. Pastaj, mosvazhdimi për t’u anëtarësuar në Interpol ka qenë pjesë e një angazhimi që nuk është dashur, ashtu siç ka qenë,” tha ai, duke shtuar se në të ardhmen kjo duhet të jetë prioritet absolut i çdo qeverie të re.

Sipas Malokut, përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, Kosova jo vetëm që siguron të drejtën e vet për të qenë pjesë e komunitetit ndërkombëtar, por edhe forcon pozitën e saj si subjekt shtetëror.

“Synimet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare duhet që të jetë edhe shprehje fuqishëm që në qeverinë e ardhshme të jetë prioritet i rëndësisë së veçantë. Kështu, duke nisur nga fakti që përmes anëtarësimit në këto mekanizma ndërkombëtarë Kosova faktorizon prezencën e vet në arenën ndërkombëtare”, tha për EO, politologu Maloku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.