ARKATANA

Politizimi i Kushtetueses

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kuvendi i Kosovës javën e kaluar dështoi t’i zgjedhë tre gjyqtarët shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese gjatë javës së kaluar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Asnjëri prej gjashtë kandidatëve shqiptarë nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për të ardhur në pozitën e gjyqtarit të Kushtetueses.

Njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se ky dështim erdhi si pasojë e pazareve mes partive të koalicionit qeverisës.

Sipas tyre, në mesin e kandidatëve për gjyqtarë ka pasur kandidatë që e kanë merituar të vijnë në krye të Gjykatës Kushtetuese, porse një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shkruan më tutje “Zëri”.

FIDANISHTJA

Një praktikë e tillë, siç thonë ata, dëshmon qartazi se edhe gjyqtarët e rinj do të jetë persona të dirigjuar nga politika.

Megjithëkëtë, përfaqësuesit e partive në pushtet kanë mohuar të ketë pazare politike në të tilla raste.

Sipas tyre, dështimi i zgjedhjes së gjyqtarëve ka ardhur si pasojë e shpërndarjes së votës së deputetëve, pasi që, siç ata janë shprehur, sistemi i votimit të lirë mundëson që askush të mos i marrë votat e mjaftueshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.