Uji Dea

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë – Serbi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Politikani gjerman, Lars Patrick Berg, pret që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do shënojë progres gjatë presidencës së re të Donald Trump.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur. Asnjëra palë nuk po tregon vullnet për të bërë kompromise, ashtu siç po kërkojnë lehtësuesit e dialogut.

Mirëpo, me ardhjen e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, pritet që dialogu te këtë një dinamike të re. Kështu thotë politikani gjerman, Lars Patrick Berg, i cili gjithashtu i ka bërë thirrje palëve që të bëjnë më shumë në këtë proces.

“Si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme shumë gjera kanë ndryshuar në aspektin gjeopolitik. Këto janë disa nga arsyet që komuniteti ndërkombëtar ka zhvendosur vëmendjen nga problemet mes Kosovës dhe Serbisë. Konsideroj se është shumë e rëndësishme të rikthehet fokusi tek këto dyja shtete që të lëvizin përpara drejt familjes evropiane. Me ardhjen e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump besoj se do të shohim më shumë progres në Uashington dhe në Bruksel për çështjen e dialogut”, tha Patrick Berg, transmeton tëvë1.

Ish-deputeti gjerman në parlamentin evropian shprehet i bindur se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Ballkan nëse Kosova dhe Serbia nuk i normalizojnë raportet me njëra-tjetrën.

Uji Dea

“Gjermania ka qenë e përfshirë për një kohë të gjatë në rajon. Gjermania është shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve të saj. Qeveria e ardhshme gjermane duhet ta vë si prioritet çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në atë mënyrë që të arrihet paqja dhe siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pa u zgjidhur kjo nyje nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Ballkan”, tha ai.

E pavarësisht problemeve të brendshme me të cilat po ballafaqohet BE-ja, politikani gjerman që vjen nga partia “Aleanca për Gjermanin”, thotë se Kosova nuk duhet të ndalet drejt qëllimit final për t’u anëtarësuar në familjen e madhe evropiane.

Paralelisht ai pret që Kosova të anëtarësohet një ditë edhe në NATO.

“Është e vërtetë që momentalisht Bashkimi Evropian po përballet me shumë sfida dhe probleme. Megjithatë siç e ka dëshmuar edhe në të kaluarën BE-ja do t’i tejkalojë këto sfida dhe do të mbijetoj. Kosova duhet të punojë sa më shumë që të bëhet pjesë e BE-së edhe e NATO-s, unë jam i bindur se do t’i arrijë këto qëllime në të ardhmen”, tha politikani gjerman.

Për vazhdimin e dialogut, kryeministri i vendit Albin Kurti, në disa raste ka kërkuar nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radoiçiqin, i cili ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit, si dhe nga Vuçiqi që ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.