ZN

Politikani austriak kërkon ndarjen e Kosovës

/ 1 minutë lexim

Strache i ka bërë kështu jehonë deklaratës së kryeministrit serb, sipas të cilit ndarja është e vetmja zgjidhje.

Ndarja e Kosovës është “e vetmja zgjidhje për paqen dhe njohjen e ndërsjellë” ka thënë kryetari i partisë FPÖ të Austrisë heinz Christian Strache.

Duke i bërë jehonë një deklarate të ngjashme të kryeministrit serb Ivica Daçiç, politikani austriak ka thënë se “duhet të ketë drejtësi për pjesët me shumicë serbe në Kosovë”.

Uji Dea

“Është koha e fundit që Bashkimi Evropian ta braktisë qëndrimin e tij negativ ndaj Serbisë dhe të marrë në konisideratë edhe të drejtat e serbëve. Në këtë kuptim, një ndarje e Kosovës do të ishte fillimi dhe një kompromis i mirë për të dyja palët”, ka thënë Strache më tutje, raporton gazeta “Salzburger Nachrichten”.

Heinz Christian Strache është kryetar i partisë liberale FPÖ dhe kryesues i grupit të saj parlamentar në Parlamentin Federal të Austrisë.