Politikanët kosovarë, si sheikët e Arabisë

Shumica e pushtetarëve kosovarë që janë në skenën politike për 20 vjet janë pasuruar në mënyrë enorme vetëm duke deklaruar formalisht e rrejshëm se gjoja jetojnë nga pagat e tyre,thonë njohësit e fushës së drejtësisë. Analistët pyesin se si po mashtrojnë këta pushtetarë të inkriminuar, duke fshehur prejardhjen e pasurisë së tyre, e cila rritet fuqishëm çdo vit,ndërkaq prokuroria hesht. Sipas tyre, një pjesë e madhe e pushtetarëve që kanë qenë pjesë e fondeve ‘Vendlindja Thërret’ dhe ‘3-përqindëshit’, milionat e deklaruara i kanë shkruar si trashëgimi familjare. Analistët pyesin se si i ndërtuan vilat e tyre këta pushtetarë të të gjitha partive, e si i blenë automjetet e shtrenjta, shkollat private, e si i bënë pushimet luksoze që nuk mbulohen me paga që marrin nga buxheti i Kosovës. Sipas analistëve, prokuroria dështoi të hetojë pasurinë e të gjithë zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, të cilët e tejzhvatën këtë popull dhe buxhetin e asetet e shtetit për 20 vjet rresht. Edhe përkundër pyetjeve dërguar Prokurorisë Speciale, zyrtarët përgjegjës nuk kanë kthyer përgjigje.

Preteni: Nuk ka llogaridhënie dhe nuk ka transparencë, ka korrupsion dhe krim të organizuar!

“Në Kosovë pa një VETTING në drejtësi dhe në politikë kurrë nuk do të ketë vetëdeklarim të pasurive dhe as hetim të politikanëve dhe pushtetarëve e gjyqtarëve për milionat e eurove dhe as të pasurive të tjera të tundshme e të patundshme. Hajdutët nuk e deklarojnë pasurinë e vjedhur. Ata e fshehin mirë atë. Dhe, sidomos kur hajdutët janë edhe mashtrues politikë e publikë të mëdhenj dhe me privilegje, me pushtet dhe me “autoritet”, ata maskimin e fshehjen e pasurisë e kanë edhe profesionalizëm perfekt”, thotë analisti Skënder Kapiti për “Kosova Sot”

Shumica e pushtetarëve kosovarë që janë në skenën politike për 20 vjet janë pasuruar në mënyrë enorme vetëm duke deklaruar formalisht e rrejshëm se gjoja jetojnë nga pagat e tyre,thonë njohësit e fushës së drejtësisë. Analistët pyesin se si po mashtrojnë këta pushtetarë të inkriminuar, duke fshehur prejardhjen e pasurisë së tyre, e cila rritet fuqishëm çdo vit,ndërkaq prokuroria hesht. Sipas tyre, një pjesë e madhe e pushtetarëve që kanë qenë pjesë e fondeve ‘Vendlindja Thërret’ dhe ‘3-përqindëshit’, milionat e deklaruara i kanë shkruar si trashëgimi familjare. Analistët pyesin se si i ndërtuan vilat e tyre këta pushtetarë të të gjitha partive, e si i blenë automjetet e shtrenjta, shkollat private, e si i bënë pushimet luksoze që nuk mbulohen me paga që marrin nga buxheti i Kosovës. Sipas analistëve, prokuroria dështoi të hetojë pasurinë e të gjithë zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, të cilët e tejzhvatën këtë popull dhe buxhetin e asetet e shtetit për 20 vjet rresht. Edhe përkundër pyetjeve dërguar Prokurorisë Speciale, zyrtarët përgjegjës nuk kanë kthyer përgjigje.

Kelmendi: Deklarimet e pasurisë, që pushtetarët bëjnë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, janë të rrejshme!

“Secili nga pushtetarët kosovarë që janë pjesë e skenës politike dhe në pushtet për 20 vjet radhas pashmangshëm janë pasuruar në mënyrë enorme dhe sot kanë pasuri milionëshe, pavarësisht deklarimeve se jetojnë nga pagat e tyre.

Kjo është tërësisht e pavërtetë, ngase sikur të hetohej pasuria e tyre, atëherë do të vërtetohej se prejardhja e pasurive milionëshe nuk mund të krijohet nga pagat… Këta pushtetarë të inkriminuar nuk denjojnë kështu ta mashtrojnë opinionin, por ata vazhdojnë ta fshehin prejardhjen e pasurisë së tyre…edhe deklarimet e pasurisë që ata bëjnë në Agjencinë Kundër Korrupsionit janë të rrejshme”, tha Naim Kelmendi për “Kosova Sot”.

Kelmendi: Hajnia nisi nga fondet e luftës

“Ka 20 vjet që askush nga klika politike dhe ajo ekonomike që nuk është dënuar. Vjedhjet kanë filluar shumë herët. Është vjedhur fondi i ‘3-përqindëshit’ nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa. Është vjedhur Fondi ‘Vendlindja Thërret’ nga Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Kadri Veseli. Po vidhet shteti nga klikat e ndryshme politike dhe mafia ekonomike. Kjo kategori është pasuruar shumë. Faktet flasin për një jetë shumë të shtrenjtë të njerëzve në politikë, në ekonomi, në prokurori dhe nëpër gjykata. Këta nuk janë në gjendje të provojnë pasurinë që disponojnë. Të ardhurat e tyre nuk mbulojnë as jetën brenda 10 ditëve të tyre. Është thjesht vjedhje enorme publike dhe e njerëzve të thjeshtë, prandaj duhen masa penale dhe konfiskime të pasurisë”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Kapiti: Hajdutët nuk e deklarojnë pasurinë e vjedhur

Analisti Skënder Kapiti vlerëson se hajdutët nuk e deklarojnë pasurinë e vjedhur. “Ata e fshehin mirë atë. Dhe, sidomos kur hajdutët janë edhe mashtrues politikë e publikë të mëdhenj dhe me privilegje, me pushtet dhe me “autoritet”, ata maskimin e fshehjen e pasurisë e kanë edhe profesionalizëm perfekt. Kjo është e para, ndërsa e dyta është kjo, se kush ka guximin dhe “lejen” për të hetuar pasuritë e krimit, korrupsionit dhe të pasurive të fituara paligjshëm nga politikanët ,pushtetarët dhe ato të kryekomunarëve, gjyqtarëve e prokurorëve në Kosovë?! Askush! Sepse janë vetë politika, pushteti dhe drejtësia, ato janë vetë grabitja e vjedhja, janë mafio-oligarkia politiko-juridike”, u shpreh ai.

“Ketë fakt e vërteton realiteti në Shqipëri, ku politika e drejtësia shqiptare dështuan krejtësisht përballë krimit, korrupsionit dhe hajdutërisë, sepse vetë politika, pushteti dhe drejtësia ishin krimi, vjedhja, korrupsioni, pra ishte vetë sistemi një sistem kriminalo-hajdutokrat. Vetëm VETTING-u së fundi po ia zbulon vjedhjet dhe pasuritë politikanëve, gjyqtarëve e pushtetarëve VIP-a dhe vetëm majën e ajsbergut të pasurive të tyre të fituara në mënyre të paligjshme”, vijoi më tej Kapiti për “Kosova Sot”. “Një gjë patjetër do të vijë edhe së shpejti edhe në Kosovë dhe është ajo se pas përfundimit të ngritjes e të kompletimit të sistemit të VETTING-ut në Shqipëri, pas ngritjes së SPAK-ut dhe të Byrosë së hetimit në Shqipëri, patjetër që SHBA-ja dhe BE-ja do t’i kthehen Kosovës, do t’ia imponojnë me detyrim dhe presion edhe politikës së Kosovës, Parlamentit të saj që të miratohet edhe në Kosovë VETTING-u”, vlerësoi Skënder Kapiti.

Qindra milionë u avulluan nga oligarkët e sotëm

Analisti Ibrahim Kelmendit shprehet se rëndom gjithandej kapitalistë kanë mundur të bëhen ata që kanë qenë të shkathët, fillimisht të plaçkitin e shfrytëzojnë vlerat e të tjerëve, por këta, pushtetarët në Kosovë, e kanë bërë tepër vulgarisht, në një vend të sapodalë nga lufta.“Vetëkuptohet, ata nuk do të thonë se i kanë plaçkit, por do të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet, për t’i kamufluar e arsyetuar, ato që nuk i deklarojnë dhe ato që i deklarojnë. Nuk mund të gjendet diskualifikim për krimin e atyre që mjetet financiare për luftën i kanë grabitur e përvetësuar, duke kushtëzuar që luftëtarët të martirizohen edhe të uritur! E si duhet të komentohet që gjatë vlugut të luftës në Kosovë, “kryeministri” Bujar Bukoshi dhe “ministri i financave” duhet t’i kenë transferuar në Beograd 500 milionë DM (250 milionë euro, por atëherë me fuqi më të madhe blerëse).

Dhe këtë ma ka thënë hiç më pak se një funksion i lartë operativ i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Si duhet të komentohet që dhjetëra milionë euro i ka grabitur e “avulluar” “Shtabi i Rognerit” (Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi). Një pjesë goxha të majme të tyre e kanë “avulluar” për të blerë përkrahjen e kryeministrit Fatos Nano dhe të tjerë pushtetarë të kohës në Tiranë. Tjerat i kanë investuar përmes Gaz Demave, Etem Ramadanave dhe të tjerë (dyshoj që me ato mjete është blerë në “privatizim” edhe trualli i kantierit ndërtimor “Ramiz Sadiku” në Prishtinë?)”, tregon më tej Kelmendi për “Kosova Sot”. “Po të ishin investuar ato mjete në ekonomi të Kosovës, do të kishin gjeneruar mijëra punësime dhe kështu do të mund t’u bëhej hallall ajo plaçkë. Por, mund që edhe vetë do ta pësojnë, meqë atyre që ua kanë besuar mjetet janë matrapazë kriminelë, që mund t’ua tjetërsojnë atë plaçkë. Fatkeqësisht, ngjan që këta kriminelë i kemi merituar, sepse vazhdojnë të kenë shumë tifozë përkrahës, që duhet të kenë përfituar ose shpresojnë të përfitojnë ndonjë kocë apo kore…”, ka theksuar ai.

Preteni: Dënimet u zvogëluan për mosdeklarimin e pasurisë

“Ligjet kanë qenë më të fuqishme në vitin 2006-2008 se tani. Si e marrin në dorë vendoret, devalvon transparenca dhe zvogëlohet llogaridhënia. Tentuan që edhe deklarimin e pasurisë dhe deklarimin e rrejshëm t’i sanksionojnë si vepra penale, i futën në vitin 2013 në Kodin Penal dhe çka ndodhi, jo që u rritën dënimet, por përkundrazi u zvogëluan. Më të fuqishme ishin dënimet me legjislacionin e vjetër se sa me Kodin Penal, asnjë dënim me burg, të gjitha dënime me gjobë, edhe atë në shkallën e parë në nivelin e dytë, edhe ato u zvogëlonin ose hiqeshin në tërësi.

Nuk ka vullnet për jetësimin dhe zbatimin e ligjeve, përkundrazi ka tendenca për minimizim dhe ikje nga zbatueshmëria. Nuk ka llogaridhënie dhe nuk ka transparencë, ka korrupsion dhe krim të organizuar. Deklarimi i pasurisë e ka humbur rëndësinë dhe efikasitetin çfarë është dashur të kenë”, u shpreh Hasan Preteni për “Kosova Sot”.

Pushtet shpërdorues i parasë publike

Avokati Gent Gjini thotë se kjo legjislaturë, ndryshe nga legjislaturat e tjera, dallohet për nga karakteristika e shpërdorimit të parasë publike, me shpenzime enorme të buxhetit të Republikës së Kosovës, me shpenzime në mëditje, në dreka darka, dalje jashtë shtetit etj. Pra, gjitha këto janë shpenzime të mëdha të parasë publike që bëhen në kurriz të qytetarëve taksapagues, e kësaj kur i shtohen afro 50 zëvendësministra, këshilltarë, zyrtarë, zëvendës (ndihmës) sekretarë dhe me ministri të panevojshme dhe me rritje të pagave 100% për zyrtarë të lartë shtetërorë etj., etj.

“Pikërisht këto e kanë zhytur vendin në humnerë dhe kanë krijuar hendekun edhe më të thellë të problemeve të mëdha sociale, deri te marrja e vendimit për largim të shumë qytetarëve për ta braktisur vendin e tyre për të vetmin qëllim, për të gjetur një jetë më të mirë dhe dinjitoze. Sot ne ende flasim me plot gojë dhe me deklarata për abuzime të parasë publike nga zyrtarët shtetërorë, qeveritarë dhe deputetë, me fakte dhe me argumente, ndërsa fenomenet si kjo të luftohet dhe personat të tillë të vihen para përgjegjësisë penale mungojnë.

Sot për t’u hedhur “hi syve” neve na mashtrojnë me krijimin e komisioneve parlamentare “ad-hoc”, kinse për auditimin e keqpërdorimeve të tilla nga zyrtarët qeveritarë, pra kjo formë me këso komisionesh parlamentare, edhe më tepër shton amulli dhe asnjë rezultat nuk mund të japë, veçse këto edhe më shumë e rendojnë buxhetin e qytetareve, kinse me ekstra, këto komisione të përbërjes nga vetë deputetët”, ka potencuar ai.“Si rrjedhojë, me këtë tani krijohet edhe një absurd tjetër. Tani kemi situatën që ‘Parlamenti heton Parlamentin’ me ata të njëjtit që janë të përfshirë në këto keqpërdorime”, vlerësoi Gjini për “Kosova Sot”. Sipas tij, duhet të ndëshkohen keqbërësit sipas ligjit.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).