Fundamenti

Politikanët e paprekshëm, milionerë brenda natës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova, si shteti më i ri në botë, vazhdon të jetë terren shumë i përshtatshëm për pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të politikës pa u ndëshkuar nga ligji. Njohës të fushës juridike thonë se mungesa e legjislacionit adekuat të hetimit dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme prodhon politikanë milionerë e mafiozë në shtetin e Kosovës. Analistët thonë se gjyqtarët e Kosovës i kursejnë politikanët. Ata thonë se problemi i mosndëshkimit të personave të korruptuar është se nuk ka ambient të sigurt për qytetarët që e denoncojnë korrupsionin.

Njohësi i fushës së legjislacionit në Kosovë, që ka të bëjë me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, profesor Riza Smaka, konsideron se baza ligjore e mbikëqyrjes dhe verifikimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit është e një niveli të dobët, e që së bashku me mungesën e vullnetit politik për zbatimin e kësaj baze ligjore krijon terren të përshtatshëm që njerëzit të vazhdojnë të keqpërdorin resurset e shtetit të Kosovës për interesat e tyre të ngushta, duke krijuar pasuri enorme, për të cilën nuk i pyet askush se si po e arrijnë atë.

RCCOLA

“E kam thënë se ky ligj jo që e ndihmon luftimin e krimit, sa i përket pasurimit, uzurpimit të pasurisë publike të shtetit e të popullit, por e favorizon atë. Me këtë legjislacion është shumë e ndërlikuar për t’u vërtetuar se personi e ka fituar pasurinë pa bazë ligjore dhe pastaj të hapet procedura për sekuestrim, që praktikisht është e pamundur”, tha Smaka për “Kosova Sot”.

Ai tha se, për të qenë një veprim më efikas dhe preventiv, zgjidhja ligjore e trajtimit real të prejardhjes së pasurisë do të duhej të përdorej alternativë tjetër ligjore, më efikase dhe më e shpejtë, në konstatim të burimit të të ardhurave. /Kosova Sot/