Fundamenti

Politikanët e Lozanës takojnë shqiptarët e këtij qyteti

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Takimi u shënua me mikpritje të ngrohtë për politikanët e Lozanës nga përgjegjësi i xhamisë shqiptare në Lozanë, z.Ismet Murtezi. Prezantimi filloi me një hyrje të shkurtër nga Musa Kamenica, i cili tregoi se duhet t’i shmangemi konfuzionit me historinë e vendeve ish-komuniste të origjinës, nga të cilat shqiptarët vijnë me partitë e tyre politike në Zvicër. “Paria Socialiste e Zvicrës është një parti demokratike dhe nuk ka asgjë të bëjë me diktaturat socialiste të përjetuara në shtetet e Ballkanit. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje shqiptarëve që të interesohen dhe të marrin pjesë në jetën politike të rajonit si dhe në përgjithësi në gjithë Zvicrën. Ky vend ju ofron mundësinë për të bërë që zëri juaj të dëgjohet”.

Të shtunën, më 29 mars, aktualiteti politik i Lozanës u paraqit në Qendrën Islame Shqiptare në Lozanë, prezantim i bërë nga politikanë të Partisë Socialiste.

Çështjet politike të prezantuara kishin të bëjnë me një politikë në favor të familjes dhe banimit, si dhe natyrisht për çështjen e kullës së ashtuquajtur Tour Taoua, për të cilën këta qytetarë kishin për të votuar të dielën më pas.

Takimi u shënua me mikpritje të ngrohtë për politikanët e Lozanës nga përgjegjësi i xhamisë shqiptare në Lozanë, z.Ismet Murtezi. Prezantimi filloi me një hyrje të shkurtër nga Musa Kamenica, i cili tregoi se duhet t’i shmangemi konfuzionit me historinë e vendeve ish-komuniste të origjinës, nga të cilat shqiptarët vijnë me partitë e tyre politike në Zvicër. “Paria Socialiste e Zvicrës është një parti demokratike dhe nuk ka asgjë të bëjë me diktaturat socialiste të përjetuara në shtetet e Ballkanit. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje shqiptarëve që të interesohen dhe të marrin pjesë në jetën politike të rajonit si dhe në përgjithësi në gjithë Zvicrën. Ky vend ju ofron mundësinë për të bërë që zëri juaj të dëgjohet”.

Ishte, pra, krejtësisht e rrugës që zonja Rebecca Ruiz të shërbejë si shembull dhe dëshmi, me që ajo me prindër emigrantë gëzon një ulëse në Këshillin e Madh të Vaud-it dhe e cila vetëm pak ditë pas këtij takimi fitoi hyrjen në Këshillin nacional. Ajo ishte e pranishme në këtë takim për të paraqitur atë që e konsideron suksesin e partisë së saj në vitet e fundit. Zonja Ruiz përmendi programin e ashtuquajtur Forjade që ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare duke iu mundësuar përfitimin e të ardhurave për aktivizim dhe trajnim profesional (RI) dhe një ndihmë që gëzojnë tani 719 praktikantë. Sa i përket mbështetjes për familjet, ajo foli për të ardhurat familjare, të cilat arrijnë deri në CHF 250. për fëmijën e parë si dhe të dytin, si dhe për çmimin e sigurimeve shëndetësore, të cilat nuk duhet të tejkalojnë 10% të ardhurave. Pika e fundit, shpjegoi zonja Ruiz, ishte arritur falë iniciativës “për një zbritje të taksave që mbron të siguruarit”.

ARKATANA

Një tjetër luftë e Partisë Socialiste të Lozanës ishte edhe problemi i banimit. Me dyfishimin e çmimit të qirave në 10 vjet si dhe me vetëm njëqind apartamente të lira mesatarisht në qytet, është një shqetësim i madh që duhet cekur, tha Gregory Junod, këshilltar komunal i Lozanës. Është për këtë arsye që partia e tij pati thirrur qytetarët e saj të votojnë në favor të kullës Taoua, e cila do të krijojë 80 banesa, prej të cilave 30 do të jenë me qira të moderuar dhe që do t’i dorëzohen komunës.

Para 15 vjetëve ishim në lokalet e FC Dardania dhe flisnim për pavarësinë e Kosovës

Oskar Tosato, Këshilltar i qytetit të Lozanës si dhe drejtor i Departamentit të Fëmijëve, Rinisë dhe Arsimit, e njeh komunitetin shqiptar të Lozanës prej vitesh. Para 15 vjetëve ishim në lokalet e FC Dardania dhe flisnim për pavarësinë e Kosovës. Sot ne shqyrtojmë suksesin pozitiv të integrimit të komunitetit tuaj, i cili është bërë një forcë për zhvillimin e qytetit tonë”.

Qëllimi i socialistëve është të jenë afër banorëve të Lozanës, theksoi z. Tosato, prandaj edhe ai ka vizituar Kosovën. Në kohën kur disa të rinj ballafaqoheshin me vështirësi në shkollë, ai pati shkuar me një delegacion të mësuesve dhe psikologëve për të takuar homologët i tij kosovarë për të parë se si punojnë ata me këta fëmijë.

Benoît Gaillard, kryetar i Partisë Socialiste të Lozanës, i cili gjithashtu e njeh Kosovën, me që ka pasur disa herë rastin ta vizitojë për arsye profesionale, por edhe private, u bëri thirrje të pranishmëve që të marrin pjesë në procesin politik të Zvicrës. Shkalla e pjesëmarrjes është shumë e ulët në vota. Ai gjithashtu bëri thirrje për të marrë pjesë më shumë në jetën politike, veçanërisht në gjirin e partisë së tij, e cila, sipas tij, pasqyrohet nga diversiteti i saj./albinfo/