Eko Higjiena

Politika po ndërhynë në disa komuna, ku është ndërruar pushteti

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Është mbajtur sot në Viti mbledhja e Këshillit ekzekutiv të Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi nga gjithë qendrat e Kosovës, organizuar në bashkëpunim me Divizionin për Siguri në Bashkësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këshilli Ekzekutiv i EVSB-së paraqet një forum të rëndësishëm kombëtar ndër komunal për komunikim, bashkëpunim dhe koordinim.

Pjesëmarrësit e këtij takimi identifikuan problemet dhe nevojat e qytetarëve në rrethin ku jetojnë si dhe mundësit për zgjidhjet e atyre problemeve.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në fjalën e tij të rastit është shprehur se EKVB në vazhdimësi po jep një kontribut të veçantë në shumë drejtime. “Kjo është punë jashtëzakonisht e madhe dhe shumë e rëndësishme që po bëni ju, andaj falënderoj të gjithë edhe Departamentin e drejtësisë ICITAP, edhe OSBE-në edhe të gjithë që kanë ndihmuar në krijimin e këtyre ekipeve. Natyrisht se një ndër shtyllat kryesore të shtetit është siguria, sepse gjithë aktivitetet tjera janë të lidhura me sigurinë e një shoqërie demokratike dhe ne mendojmë se siguria e një shoqërie e arrin kulmin vetëm atëherë kur promovimin dhe sigurimin e bëjnë vet qytetarët”, tha Haliti.

Ndërsa Drita Pereziq këshilltare për siguri të lartë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka thënë se rezultatet e arritura të këtyre ekipeve, po dëshmojnë efektin dhe rëndësinë e këtyre grupeve në siguri në bashkësi . “Infrastruktura që është duke u ndërtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes Divizionit për Siguri në Bashkësi, ka filluar të marrë formën e vet, të mishërohet dhe të institucionalizohet”, ka thënë Pereziq.

Mobi Casa

Imer Thaçi nga Divizioni për Siguri në Bashkësi, ka folur rreth detyrave dhe kompetencave të Divizionit për siguri siç janë inicimi i planeve dhe aktiviteteve, rithemelimin dhe mbështetja e EVSB, hartimi i fushatave vetëdijësuese etj.

Në emër të stacionit policor në Viti, toger Rashit Rashiti ka vlerësuar punën e EKVB-së, duke përmendur edhe disa nga projektet e realizuara.

Në këtë mbledhje folën edhe përfaqësuesit e komunave tjera të Kosovës, ndërkohë që u paraqitën edhe problemet me të cilat ballafaqohen këto ekipe ndër të cilat u përmendën edhe ndikimet e politikës nëpër komuna, sidomos në disa ku është ndërruar pushteti./rajonipress/