Politika mizore lë Kosovën si “zorrë qorre”

Analistët politikë dhe qytetarët vazhdojnë ta akuzojnë tërë kastën politike të pasluftës se si po tregohet tërësisht e inkriminuar dhe shkatërruese për vendin. Ata besojnë se tanimë janë bindur shumica nga qytetarët, si dhe bashkësia ndërkombëtare, se të gjitha partitë politike po financohen nga krimi i organizuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale dhe se nuk ka asnjë shans për një jetë më të mirë në këtë shtet të kriminalizuar nga politika, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal.

Zeqa:Kosova është e kapur dhe në duar të mafisë kriminale!

Kapja e shtetit nga mafio-oligarkia politike-kriminale dhe mosndëshkimi nga drejtësia e tejpolitizuar dhe e tejkorruptuar, kanë bërë që krimi i organizuar dhe korrupsioni të shndërrohen në kulturë sistemore ditore, të instaluar qëllimisht e ‘legalisht’, prandaj BE-ja akoma e sheh Kosovën si njollë të zezë të krimit e të korrupsionit në Ballkan. Kjo po ndodh, ngase kudo institucionet e shtetit janë kapur nga mafio-oligarkët e bizneseve të inkriminuara, të lidhura me pushtetarët e korruptuar, që qeverisin në qeveritë komunale dhe në Qeverinë qendrore në Kosovë në të tri pushtetet. Qytetarët e Kosovës, të gjendur në mes të varfërisë ekonomike dhe mungesës të vëmendjes së shtetit, si zgjidhje të tyre ata po e shohin braktisjen e vendit dhe kërkimin e fatit në shtetet e tjera. Zbrazja e Kosovës, më shumë se armiqtë e shtetit të Kosovës, po e gëzon mafinë e politikës, që po e udhëheq shtetin dhe oligarkinë kriminale që po zhvat popullin”, thotë politologia Liridona Bislimi për “Kosova Sot”

Analistët politikë dhe qytetarët vazhdojnë ta akuzojnë tërë kastën politike të pasluftës se si po tregohet tërësisht e inkriminuar dhe shkatërruese për vendin. Ata besojnë se tanimë janë bindur shumica nga qytetarët, si dhe bashkësia ndërkombëtare, se të gjitha partitë politike po financohen nga krimi i organizuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale dhe se nuk ka asnjë shans për një jetë më të mirë në këtë shtet të kriminalizuar nga politika, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal.

Analistët theksojnë se nga kjo gjendje del se Kosova është realisht shtet i kapur dhe në duar të mafisë kriminale dhe e tërë klasa politike është në shërbim të mafisë kërcënuese për vendin, ndërkaq që qytetarët po kërkojnë shpëtim duke gjetur rrugë për të ikur sa më larg Kosovës.

Kjo, sipas analistëve, duhet të jetë edhe një arsye e madhe se pse shtetet mike të Kosovës po hezitojnë të japin edhe liberalizimin e vizave, duke parë se në Kosovë nuk ka sundim të ligjit, duke parë se qytetarët kanë rënë në depresion të thellë dhe nuk po shohin ardhmëri me këtë klasë politike të tejinkriminuar dhe të lidhur me mafio-oligarkinë dhe nëntokën kriminale që po sundojnë pa ligje apo duke shmangur ligjet në Kosovë. Edhe debati parlamentar për dështimin e liberalizimit të vizave konsiderohet si një zgjim tepër i vonuar, si debat vetëm për poenë elektoralë, ngase po këto parti politike asnjëherë nuk debatuan në Kuvend për drejtësinë e dështuar dhe të kapur nga politika, për të pamundësuar realizimin e kriterit kyç për vizat, që është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Kelmendi: Interesat gjeostrategjike lënë kosovarët në izolim

Prof. Muhamet Kelmendi nuk e shfajëson krejtësisht politikën vendore, mirëpo ai thotë se përgjegjësia bie edhe mbi zyrtarët e BE-së që kanë vlerësuar dhe monitoruar plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara nga institucionet e Kosovës, kanë dhënë opinion dhe rekomandim pozitiv për avancimin e kërkuar, edhe për liberalizimin e vizave, por tani ndërskamca qëndron diku tjetër, tek disa vende jodashamirëse të BE-së që janë nën ndikimin franko-ruso-serb. “Unë nuk kam pasur fare dyshim se Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave. Jo pse jemi më keq si shtetet tjera në Ballkan, por për shkak të lidhjeve dhe të interesave gjeostrategjike dhe të tjera që janë të Rusisë dhe të Francës ndaj Serbisë dhe Kosovës. Nëse mendohet se kjo a ajo qeveri, ky apo ai institucion është shkaktar i mosliberalizimit, ndonëse nuk jemi pa përgjegjësi, nuk është shkaku kryesor. Mendoj se lidhjet gjeostrategjike të Rusisë dhe të Francës ndaj Serbisë janë thelbësore për pozitën e Kosovës. Ato dy shtete janë mike historike të Serbisë. Duke u përpjekur BE-ja të largojë Serbinë nga Rusia, po e përdor Kosovën si mish për top, duke i bërë lëshime Serbisë në llogari të Kosovës. Kjo po del nga gjoja bisedimet e bëra në Bruksel. Si z. Mogherini, ashtu edhe z. Hahn, i dinë mirë qëllimet e Rusisë dhe të Serbisë dhe kështu edhe po e tërheqin Serbinë me lëshime të mëdha ndaj Kosovës. Mosliberalizimi, madje duke e dhënë datën deri në vitin 2020, tregon se BE-ja do që domosdo të përdorë Kosovën si mjet për ta ofruar fillimisht shtetin serb në BE. E këtë Serbia e di dhe po vazhdon me kërcënime ndaj BE-së dhe me punë të ashpër armiqësore kundër shtetit të Kosovës. Ashtu po bën në raport me shtete në tërheqje të njohjeve, nëpër organizatat ndërkombëtare, si në Interpol etj. Në bashkëpunim me disa miq të Serbisë, si Kina, Rusia, India, Greqia, Spanja, Franca, Qipro etj., vazhdon ky shtet me kërcënime për paqe dhe luftë… Natyrisht se këtu nuk është as Kosova pa përgjegjësi. E kryesisht përgjegjës është presidenti me politiken e vet, që e mori nga grupi ruso-serbo-francez mbi korrigjimet e kufijve”, tha prof. Muhamet Kelmendi.

Qytetarët fajësojnë politikën e korruptuar Nga ana tjetër, qytetarët e anketuar theksojnë se përgjegjësinë e ka e tëra kjo klasë politike që e degraduan dhe po e zhbëjnë shtetin e Kosovës, të gjitha partitë pa dallim që nga paslufta, një kastë politike tërësisht e inkriminuar dhe shkatërruese për vendin, prandaj edhe janë bindur, sikurse edhe bashkësia ndërkombëtare, se të gjitha partitë politike po financohen nga krimi i organizuar dhe mafiooligarkët e nëntokës kriminale dhe se nuk ka asnjë shans për një jetë më të mirë në këtë shtet të kriminalizuar si në nivelin qendror dhe atë lokal. Kjo sipas tyre është arsye pse Kosova po mbetet peng edhe me liberalizimin e vizave.

Një gjë të tillë e pohon Miftar Miftari, qytetar nga Prishtina.”Politikanët tanë po punojnë vetëm për interesat personale, nuk po punojnë për interesa të këtij populli. Që 20 vjet po kalojnë në liri dhe këtu gjithçka po vendnumëron, nuk po lëviz asgjë prej gjëje. Ajo që është akoma më e keqe janë mbyllur dyert e perspektivës për brezin e ri, për këtë rini të shëndoshë që e kemi ne… Këta njerëz në politikë janë të tej korruptuar, punojnë vetëm për interesat personale dhe është e çuditshme se si edhe këta që thonë se kemi luftuar për këtë vend, nuk po e arsyetojnë atë angazhim në luftë për t’u dëshmuar se janë edhe për zhvillimin e vendit dhe shtet ligjor. Të gjithë po punojnë vetëm për interesat personale dhe madje nuk ka transparencë as se prej nga po financohen të gjitha këto parti politike”, vlerësoi Miftari. Mendim të ngjashëm ka edhe qytetari Besim Pasjaqa.”E vërteta është, sipas mendimit tim, se qeveritë tona të deritanishme, ato të mëhershmet, por edhe tash, asnjëherë nuk e kanë dhënë atë kontributin që është dashur në të mirën e vendit dhe të qytetarit. Më shumë e kanë shikuar interesin e ngushtë personal dhe partiak sesa interesin qytetar, vazhdimisht ka munguar lufta kundër krimit dhe korrupsionit, vazhdimisht ka munguar dhe mungon bërja transparente e mënyrës së financimit të këtyre partive politike, prandaj në asnjë mënyrë nuk mund t’i bëjmë ne fajtorë ata që na kritikojnë nga BE-ja por të gjithë duhet të ndalen dhe ta shikojnë vetveten, duke shikuar nga lart poshtë dhe nga poshtë lart”, u shpreh ai.”Deri tani, ne jemi dëshmitarë sepse Kosova është e vogël, e dimë që dikush nuk ka pasur as byrek për të ngrënë, kurse tash kanë bërë miliona e miliona, prandaj nëse këtë gjë e bëjnë ata transparent, secili prej tyre do të duhej të shkon të nesërmen në burg, prandaj me këto fshehtësi, me këto rrena e me këto hajni jemi këtu ku jemi, mjerisht më të varfrit në Evropë, kurse rinia po na ikën dita-ditës, sepse po gjen rrugë të ndryshme, prandaj shumë shpejt Kosova do të mbetet vetëm në pleq dhe nuk do të kemi rini që sjell perspektivë për vendin”, ka potencuar Pasjaqa.

BADALLAJ: BANDA MAFIOZE TRASH XHEPAT Analisti Reshat Badallaj vlerëson se pas luftës vendin e kanë kapur pameritueshëm bandat shumë të rrezikshme që janë duke e shkatërruar pa më të voglin dyshim, që përmes kanaleve të nëntokës kriminale janë duke u financuar dhe janë duke u pasuruar me hajni mafio-oligarkët, kurse vendi po shkon në varfrin nga vjedhja e buxhetit të shtetit dhe qytetarëve të saj.”Ndërkaq, kjo bandë mafioze po i trash xhepat dhe janë bërë super- milionerë. Pra, qytetarët e Kosovës me këto banda politike janë bërë të pashpresë dhe secili mendon të ikë nga Kosova për një jetë më të mirë dhe se qytetari është mbështetur për muri nga kjo jetë e padurueshme, nga këta banditë të inkriminuar që nuk bëjnë asgjë tjetër për popullatën përpos rrenave, mashtrimeve dhe hajnisë”, tha ai për “Kosova Sot”.

Sipas analistit Badallaj, kjo po tregon se sa shumë të këqija të mëdha po i sjellin vendit këto rrjete kriminale të kësaj kaste politike.”Këta me këto veprime i kanë vërë në dyshim njohjet, mosdhënien e liberalizimit të vizave e shumë e shumë gjëra tjera që nuk po mundem dhe nuk po dua t’i numëroj. Vendet mike, Evropa dhe shume shtete të fuqishme, nuk ia dhanë këtë dënim me mosliberalizim të vizave popullit të pafajshëm, por ia dhanë pikërisht këtyre bandave kriminale, mafioze që e kanë në dorë shtetin. Sepse po e shohin se edhe prokuroria është e lidhur ngushtë me krimin e organizuar, prandaj këtu mbizotërojnë ligjet e xhunglës, ku fjalën e ka krimi dhe jo ligjet dhe Kushtetuta e vendit, e cila nuk respektohet, shkelet pa mëshirshëm pikërisht nga “pashai” i madh deri tek i vogli”, pohon Reshat Badallaj.

BISLIMI: KOSOVA, NJOLLË E ZEZË E BALLKANIT Sipas politologes Liridona Bislimi, kapja e shtetit nga mafio-oligarkia politike-kriminale dhe mosndëshkimi nga drejtësia e tejpolitizuar dhe e tejkorruptuar, kanë bërë që krimi i organizuar dhe korrupsioni të shndërrohen në kulturë sistemore ditore, të instaluar qëllimisht e ‘legalisht’, prandaj BE-ja akoma e sheh Kosovën si njollë të zezë të krimit e korrupsionit në Ballkan. “Kjo po ndodh, ngase kudo institucionet e shtetit janë kapur nga mafio-oligarkët e bizneseve të inkriminuara, të lidhura me pushtetarët e korruptuar që qeverisin në qeveritë komunale dhe në Qeverinë qendrore në Kosovë në të tri pushtetet. Qytetarët e Kosovës, të gjendur në mes të varfërisë ekonomike dhe mungesës të vëmendjes së shtetit, si zgjidhje të tyre ata po e shohin braktisjen e vendit dhe kërkimin e fatit në shtetet e tjera. Zbrazja e Kosovës më shumë se armiqtë e shtetit të Kosovës po e gëzon mafinë e politikës që po udhëheq shtetin dhe oligarkinë kriminale që po zhvat popullin.Vendi po hyn në dekadën e dytë dhe në pikëpamje universale, ka stagnim sistematik, stagnim të mirë menaxhuar. Kjo metodologji rëndë e ka sabotuar zhvillimin e mirë dhe përderisa është aktuale kjo qasje vendi aspak s’mund të ketë mundësi prosperuese BE-në. Këtu vendi për të pasur qeverisje me orientim qytetar duhet skena politike të ndryshojë rrënjësisht, duke nënkuptuar njerëz të rinj, profesionalizëm adekuat dhe qasje tamam më orientim nacional’, theksoi Bislimi për “Kosova Sot”.

ZEQA: POLITIKANËVE KOSOVARË NUK U BESON MË ASKUSH Analisti politik, Florim Zeqa pohoi për “Kosova Sot” se politikanët kosovarë pa dallim, pushtetarë dhe opozitarë, përveç humbjes së besimit tek qytetarët, më nuk janë të besueshëm as për ndërkombëtarët dhe çdo gjë që bëjnë po u kthehet bumerang Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Të tilla ishin edhe reagimet e fundit të ndërkombëtarëve, të cilat janë një sinjal edhe për qytetarët e Kosovës që të mos i votojnë këta politikanë, sepse po e çojnë vendin në humnerë dhe shtetin drejt zhbërjes fizike. Me këta politikanë të korruptuar dhe tejinkriminuar nuk do të ketë asnjë përparim sa i përket anëtarësimit në UNESCO dhe në INTERPOL, e as liberalizim të vizave nga BE-ja. Sikurse veprimet e pushtetarëve, ashtu edhe të opozitarëve, nuk bëhen për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, por vetëm për poenë politikë, sikurse presidenti Hashim Thaçi që çdo veprim të “guximshëm” e ndërlidh me karrigen e tij, edhe kryeministri veprimet e ‘mëdha’ i bën për t’i rritur reitingun vetes e jo përmirësimin e jetës së qytetarëve”, u shpreh ai.”Aspak më mirë apo në të njëjtën mënyrë po vepron edhe opozita, pa e bërë asnjë veprim të mençur e pragmatik, sikurse ‘shiu pas të vjelave’ inicion debat parlamentar për dështimin e liberalizimit te vizave, e që do të thosha është ky një zgjim tepër i vonuar i opozitës së degraduar dhe çakorduar në Kuvend. Për shkak se opozita debatet i bën vetëm për poenë elektorale, ngase po këto parti politike parlamentare asnjëherë nuk debatuan në Kuvend për drejtësinë e dështuar dhe të kapur nga politika, për të pamundësuar realizimin e kriterit kyç për vizat që është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Kosova është e kapur dhe ne duar të mafisë kriminale dhe e tërë klasa politike është në shërbim të mafisë kërcënuese për qytetarët dhe rrënuese për vendin, ndërkaq që qytetarët po kërkojnë shpëtim duke gjetur rrugë për të ikur sa më parë dhe sa më larg Kosovës”, vlerësoi Zeqa për “Kosova Sot”. Sipas tij, ndërkombëtarët, duke e parë se në Kosovë nuk ka sundim të ligjit dhe as perspektivë zhvillimore, po hezitojnë të na japin liberalizimin e vizave.

GURAZIU: KOSOVA PO SHIHET SI SHTET I KRIMIT Sipas analistit Ragip Guraziu, nuk ka asnjë dyshim se kjo klasë politike pas lufte po tregohet vetëm shkatërruese për vendin dhe nuk ka shans për një jetë më të mirë, kështu që për këtë janë bindur edhe ndërkombëtarët, por edhe qytetarët e nëpërkëmbur.”Prandaj, ndryshe po trajtohet Kosova edhe nga shtetet mike, po trajtohet si një shtet i krimit të organizuar, vetëm për shkak të klasës politike tërësisht të inkriminuar, të cilët e degraduan shtetin në drejtim të zhbërjes. Po këta pushtetarë e këta politikanë më as nuk janë të besueshëm për faktorin ndërkombëtar, edhe për Perëndimin, dhe çdo gjë që bëjnë po i kthehet bumerang Kosovës.Tani, bllokimi i liberalizimit të vizave nga ana e BE-së është edhe reagim ndërkombëtar që vjen si një sinjal edhe për qytetarët e Kosovës që të mos i votojnë më këta politikanë, sepse po e çojnë vendin në humnerë e drejt zhbërjes dhe se me këta politikanë nuk do të ketë asnjë përparim, e as liberalizim të vizave nga BE-ja”, tha Guraziu për “Kosova Sot”.

Sipas tij, nuk mund të ketë shtet të drejtë dhe me sundim ligji e zhvillim për qytetarët derisa ky shtet drejtohet nga politika e inkriminuar, që financohet nga paraja e pistë dhe nuk ka transparencë në mënyrën e financimit.”Tani jemi të bindur edhe ne qytetarët sikurse edhe bashkësia ndërkombëtare se gati të gjitha partitë politike po financohen nga krimi i organizuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale dhe se nuk ka asnjë shans për një jetë më të mirë në këtë shtet të kriminalizuar si në nivelin qendror dhe atë lokal”, vijoi më tej ai. “Tani po shihet që Kosova realisht është e kapur dhe në duar të mafisë kriminale dhe e tërë klasa politike është në shërbim të mafisë tepër të rrezikshme për të ardhmen e vendit. Për mendimin tim, kjo është një arsye e madhe se pse shtetet mike të Kosovës po hezitojnë të japin liberalizimin e vizave, duke parë se në Kosovë nuk ka sundim të ligjit, duke parë se qytetarët kanë rënë në depresion të thellë dhe nuk po shohin ardhmëri me këtë klasë politike të tej inkriminuar dhe të lidhur me mafio-oligarkinë dhe nëntokën kriminale që po sundojnë pa ligje apo duke shmangur ligjet në Kosovë”, tha Guraziu për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).