ARKATANA

Politika energjetike e qeverisë në largim, shkatërruese për vendin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka akuzuar qeverinë se e ka mbajtur vendin në deficit të vazhdueshëm energjetik, në terr dhe të varur plotësisht nga importi, kryesisht nga kompanitë nga Serbia.

“Kjo politikë e dështuar i ka larguar kompanitë më të mëdha perëndimore energjetike dhe e ka mbajtur vendin në varfëri për shtatë vite. Në kohët e fundit ka vendosur për ndërtimin e kapaciteteve prej 600 MW. Kjo strategji e mbyt mundësinë për zhvillim të vendit. I paaftëson kapacitetet enorme energjetike të Kosovës dhe e mban Kosovën ne pozitën e përjetshme të importuesit të energjisë. Këto politika janë antishtetërore dhe antikombëtare”, thuhet në një komunikatë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

FIDANISHTJA

Sipas AAK-së, këto politika të cilat iu shkojnë për shtati vetëm oponentëve të zhvillimit të hovshëm të Kosovës do të ndërpriten. “Ne nuk do të lejojmë që njerëzit të cilët nuk mërziten fare për fatin e popullit dhe të vendit të vazhdojnë mëtutje ta degradojnë jetën dhe ta mbysin të ardhmen e vendit. Kosova duhet të bëhet vend i pasur dhe i zhvilluar. Kjo nuk bëhet duke e pamundësuar shfrytëzimin e pasurive tona natyrore. Këto politika janë antikombëtare dhe antishtetërore”, thuhet tutje në komunikatën e AAK-së.

Në fund të kësaj komunikate për media thuhet se “Aleanca do të jetë garant i ndërtimit të kapaciteteve të mëdha energjetike, i zhdukjes së varfërisë dhe papunësisë dhe to ta ndryshojë kursin e deritashëm degradues për vendin dhe për popullin. Ky është premtim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.