Fundamenti

Ndarja e 21 milionë eurove nga Qeveria për humbjen me “Contour Globalin” nxit reagime në vend

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës ka ndarë 21 milionë euro pas humbjes që Kosova pësoi në Gjykatën e Arbitrazhit për rastin e Contour Global-it. Kryeministri Albin Kurti e ministri i Financave, Hekuran Murati, fajësuan Qeverinë Haradinaj. Ndërkohë, ndarja e 21 milionë eurove ka nxitur reagime edhe të politikanëve të tjerë.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mërkurën, u mor vendim që të ndahet 21 milionë euro për pagesë ndaj humbjes së rastit të Kosovës me kompaninë Contour Global.Në këtë mbledhje, kryeministri Kurti e ministri Murati fajësuan ish-kryeministrin Ramush Haradinaj që kishte nënshkruar këtë kontratë.

E reagimi i Haradinajt ishte i menjëhershëm. Ai nuk la gjë pa i thënë Kurtit, duke thënë se po dëshmon që është kryeministër i dobët e “njeri i poshtër”.“Albini çdo ditë po dëshmon se është edhe Kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër. Me krenari dhe me lëvdata e ka pas shkelë kontratën me Contour Global (Ministrja e tij i ka dërgu letër dhe ia ka ndërprerë përkrahjen) e me faqe të zezë përgjegjësinë për dëmshpërblim po e heqë prej vetes. E pabesueshme ku ka mbërri logjika e politikës trushpërlarëse e Kurtit.” – ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ka akuzuar Kurti për ndërprerjen e këtij projekti.“Kurti e la Kosovën edhe pa 500 MW energji, ku që nga viti 2023 do t’i përfitonte Kosova me çmim prej 83€ e në ndërkohë ka blerë energji deri në 600€ e qytetarit të shkretë jo një por dy herë ia ka rritë çmimin e energjisë. Kjo është politika e mashtruesit Albin Kurti. E gjuan gurin, e vjedh popullin dhe në mënyrën më të poshtër e fsheh dorën.” – ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, që sipas saj, tentuan që ndarjen e 21 milionë eurove ta bëjë si të keqen më të mirë.

UBT

“Humbja e 21 milionë eurove nga buxheti i shtetit për shkak të humbjes së lëndës në Gjykatën e Arbitrazhit për rastin e Contour Global-it dhe krenaria e rrejshme e Qeverisë Kurti se kemi mundur të humbim edhe më shumë, tregon për të satën herë, se këta me propagandë e demagogji, e bëjnë edhe limonin e ëmbël. Qeveri e mashtrimit të madh!” – ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërsa, deputeti i pavarur, Haki Abazi, përveç Kurtit ka përmendur ministren Rozeta Hajdari, e zyrtaren e VV-së, Dejona Mihalli, si treshe që i kanë humbur 21 milionë euro Kosovës.

“Treshja Kurti- Mihaili- Hajdari i kushtojnë Kosovës 21 Milion Euro nga humbja në një arbitrazh. Kjo lëndë ka qenë krejt e lehtë që të vendoset në favor të Kosovës, por panjohuritë dhe mungesa e plotë e profesionalizimit ka bërë që jo vetëm në këtë rast të humbasim mundësitë për vendin!”“Ky nuk është ndryshimi, ky është vetëm vazhdimi i keq!” – ka shkruar ndër të tjera Abazi.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në qershor 2020 kishte njoftuar investitorin Contour Global për ndërprerje të marrëveshjes. Ndërsa me datë 19.11.2020, investitori Contour Global kishte paditur Qeverinë e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit.

Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2017 pati arritur marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.