Politika e ligë po e zbraz Kosovën
Që nga paslufta e deri më sot Kosova është bërë një shtet i sunduar nga nëntoka kriminale, e cila bëri që qytetarët të bien në depresion, duke mos pritur as edhe një ditë të mirë. Sipas analistëve, kjo edhe është arsyeja se përse Kosova po vazhdon që të zbrazet si në kohën e okupimit serb.
Hertica: Pushtetin dhe shtetin i kontrollon mafia e oligarkëve dhe klaneve politike, që krimin e organizuar e konsideron si biznes legal!
“Qytetarët nuk po lodhen fare se a po bie apo jo kjo qeveri dhe kur po mbahen zgjedhjet, por po shikojnë që në çdo mënyrë të ikin sa më larg Kosovës, shtetit që është zhvatur e po plaçkitet nga pushtetarët e inkriminuar për gati dy dekada pandërprerë, si dhe po vazhdon të sundohet nga nëntoka kriminale e mafio-oligarkëve kërcënues për qytetarët, të cilët vazhdojnë të jenë mbi ligjin e Kushtetutën”, thotë deputeti Ali Lajçi për “Kosova Sot”
Që nga paslufta e deri më sot Kosova është bërë një shtet i sunduar nga nëntoka kriminale, e cila bëri që qytetarët të bien në depresion, duke mos pritur as edhe një ditë të mirë. Sipas analistëve, kjo edhe është arsyeja se përse Kosova po vazhdon që të zbrazet si në kohën e okupimit serb.
Analistët dhe deputetët e opozitës thonë se mbase kjo edhe është arsyeja kryesore se si dhe përse qytetarët tanë, edhe pse janë të punësuar dhe me kushte të mira ekonomike, ata po i shesin banesat, shtëpitë e mobiluara, vetëm e vetëm që të ikin sa më larg Kosovës. Ata po shohin çdo mënyrë për të ikur sa më larg Kosovës, shtetit i cili është zhvatur e po plaçkitet nga pushtetarët e inkriminuar për gati dy dekada pandërprerë, si dhe po vazhdon të sundohet nga nëntoka kriminale e mafio-oligarkëve kërcënues për qytetarët, të cilët vazhdojnë të jenë mbi ligjin e Kushtetutën.
Analisti Ibrahim Kelmendi për gazetën “Kosova Sot” thotë se qytetarët e zgjuar e të shkathtë, që i kanë mundësitë të emigrojnë në shtete të rehatshme, ku mund të jetojnë më mirë, emigrojnë. “Nuk jetohet në atdhe, edhe nëse ke banesë të mirë, punësim, ku të ndalet shpesh rryma, ku fëmijët nuk kanë kushte arsimimi e edukimi, nuk ka infrastrukturë për jetë të mirë. Pushtetarët kriminelë, sapo ta dinë se diku tjetër mund të jetojnë më mirë dhe të fitojnë më shumë, menjëherë emigrojnë. Më askush nuk rri në vendlindje vetëm për hir të vendlindjes, apo për inat të Serbisë…”, u shpreh ai
Degradimi i skajshëm
Analisti politik Ali Hertca për “Kosova Sot” tha se gjendja e rëndë socio-ekonomike, që është krijuar në Kosovë nga qeveritë kuislinge, është pikërisht pasojë e mungesë së moralit të udhëheqjes së shtetit të kapur nga mafia politike dhe mafio-oligarkët e biznesit, që po e zhvatin buxhetin.“Krimi i organizuar dhe korrupsioni i shkaktuar nga klasa politike udhëheqëse nuk njeh përgjegjësinë morale se, pavarësisht faktit se në politikën kosovare për 20 vjet pas luftës kanë ndodhur shumë pakënaqësi e parregullsi, nga më të ndryshmet, nga askush nuk është ofruar dorëheqja si vlerë e lartë morale e njerëzore e njeriut, sepse të gjitha postet shtetërore i mbajnë ata që janë koka e inkriminimit dhe krimit të organizuar ekonomik, ku përfitojnë miliona me para dhe thuajse 70 për qind kanë dosje në gjykata, por vazhdimisht ekziston vetëm inkriminimi i thellë në krim të organizuar”, u shpreh ai. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga opozita, Ali Lajçi, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se arsyeja e ikjes nga Kosova qëndron në faktin se qytetarët tanë që nga paslufta e deri më sot nuk po shohin asnjë perspektivë në këtë shtet, pa marrë parasysh se cila parti aktuale do të marrë pushtetin në zgjedhjet e radhës.“Kjo ngase të gjitha partitë politike, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, janë dëshmuar se në momentin që e marrin pushtetin motoja e tyre është zhvatja dhe krimi i organizuar, për të paluar dhjetëra e deri në qindra miliona euro, të cilat pastaj i fshehin në parajsa fiskale nëpër botë”, vlerësoi ai.“E tëra kjo po ndodh ngase qytetarët po i shesin banesat e shtëpitë pasi që ata nuk kanë as kushte minimale për jetesë, për të ikur sa më larg Kosovës”, vijoi më tej Lajçi.
Lajçi: Zhvatje dhe plaçkitje
“Në cilësinë e deputetit të opozitës e them me përgjegjësi se zhvatja e shtetit dhe plaçkitja nga pushtetarët e inkriminuar janë disa nga arsyet kryesore se si dhe përse qytetarët tanë, edhe pse janë të punësuar dhe me kushte të mira ekonomike, ata po i shesin banesat dhe madje edhe shtëpitë e mobiluara, vetëm e vetëm për të ikur sa më larg Kosovës. Prandaj, këto edhe janë vetëm disa nga arsyet kryesore se përse Kosova po vazhdon që të zbrazet, si në kohën e okupimit milosheviqian. Që nga paslufta e deri më sot Kosova është bërë një shtet i sunduar nga nëntoka kriminale, gjë që bëri që qytetarët të bien në depresion, duke mos pritur as edhe një ditë të mirë. Prandaj, shpëtimi i vendit do të jetë largimi sa më parë nga pushteti i këtij koalicioni të brishtë, që dita-ditës po e zbraz Kosovën”, theksoi Ali Lajçi për “Kosova Sot”.
Hertica: Mafia kontrollon gjithçka
“Për pushtetarët tanë asnjëherë nuk ekziston dorëheqja. Edhe pse në Kosovë hapur ekziston mafia politike, zhvatet buxheti duke vjedhur qytetarët, varfëria e lartë dhe papunësia rekorde, më kot asnjëri nuk e ndien fajësinë, as morale, as njerëzore dhe as juridike, që të japin dorëheqje. Kjo ndodh ngase te ne, në Kosovë, pushtetin dhe shtetin i kontrollon mafia e oligarkëve dhe klaneve politike, ku krimin e organizuar e konsideron si biznes legal, në të cilin duhet të përfshihen politikanët, sepse është një lloj egoje në gjenet e tyre për ta zhvatur e për ta rrëmbyer sa më shumë pasurinë, si dhe shembjen e shtetndërtimit të Republikës, kurse qytetarët nuk po lodhen fare se a po bie kjo qeveri dhe kur po mbahen zgjedhjet, por po shikojnë çdo mënyrë vetëm e vetëm si të ikin sa më larg Kosovës, shtetit i cili është zhvatur e po plaçkitet nga pushtetarët e inkriminuar për gati dy dekada pandërprerë, si dhe po vazhdon që të sundohet nga nëntoka kriminale e mafio-oligarkëve kërcënues për qytetarët në masë, të cilët vazhdojnë të jenë mbi ligjin e Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, u shpreh Ali Hertica për “Kosova Sot”.
Qytetarët të dëshpëruar
Edhe qytetarët e anketuar thonë se janë të zhgënjyer tej mase me të gjitha garniturat e pushtetarëve të pasluftës. Kastriot Mehmetaj, nga fshati Isniq i komunës së Deçanit, për gazetën “Kosova Sot’, thotë se nuk duhet që të na çudit fare ikja e të rinjve që po bëhet me fajin e politikanëve tanë të korruptuar tej mase, që janë pasuruar dhe i kanë bërë milionat, e sa për popullin ata nuk e çajnë hallin fare.“Sot e mbaron fakultetin kot dhe po nuk pate të afërm dikë nga politikanët e lartë do të ngelesh i papunë dhe do të bredhësh rrugëve, andaj mos të çuditemi fare se përse të rinjtë tanë po ikin nga Kosova. Madje në shumë raste qytetarët edhe po i shesin banesat, shtëpitë e mobiluara, në mesin e të cilëve ka edhe të punësuar dhe me kushte të mira ekonomike, por qytetarët tanë janë të zhgënjyer dhe po largohen vetëm e vetëm për të ikur sa më larg Kosovës”, theksoi ai.
Ndërsa qytetari Pajazit Alimaj, nga Prishtina, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se me fajin e politikanëve tanë mafiozë të pasluftës dita-ditës po zbrazet Kosova, ngase këtu nuk ka asnjë perspektivë dhe kam bindjen e plotë se me liberalizimin e vizave shumica e të rinjve do ta braktisin Kosovën.“Një kryeministër ta ketë rrogën 3 mijë euro e rroga minimale në Kosovë të jetë 130 euro kjo është një katastrofë e madhe, andaj e kemi ikjen e të rinjve tanë. Edhe mua po të më jepet mundësia do të ikja me familjen time, sepse nuk jetohet me vetëm 200 euro pagë, ngase këtu nuk ka mbetur asnjë perspektivë”, potencoi ai. Sipas Alimajt, shpëtimi i vendit tonë do të jetë një klasë e re politike e pakorruptuar dhe që punon për popullin.
(Kosova Sot)


