Fundamenti

Politika e gabuar na çon në anarki

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Klasa politike grindavece e Kosovës, duket se është e gatshme që ta çojë vendin në një situatë të rrezikshme të anarkisë qytetare, për shkak se nuk duan apo nuk dinë të gjejnë një formulë të përbashkët veprimi për interesat politike nacionale. Njohësit e rrethanave politike në vend, akuzojnë si tërësi këtë klasë politike për një thyerje kaq të madhe, ndonëse adresimi i fajësisë diku është më i rëndë për pozitën e diku edhe për opozitën. Sidoqoftë, e amnistuar nuk del as njëra dhe as pala tjetër.

Republika në rrezik për shkak të keqqeverisjes.

“Për këtë politikë të mbrapsht përgjegjësia kryesore u takon kreatorëve të këtij koalicioni qeverisës, Hashim Thaçit e Isa Mustafës, sepse janë vetë faktet ato që flasin për çrregullimin total të funksionimit të shtetit”, u shpreh Muhamet Kelmendi. shkruan sot Gazeta Kosova Sot

Klasa politike grindavece e Kosovës, duket se është e gatshme që ta çojë vendin në një situatë të rrezikshme të anarkisë qytetare, për shkak se nuk duan apo nuk dinë të gjejnë një formulë të përbashkët veprimi për interesat politike nacionale. Njohësit e rrethanave politike në vend, akuzojnë si tërësi këtë klasë politike për një thyerje kaq të madhe, ndonëse adresimi i fajësisë diku është më i rëndë për pozitën e diku edhe për opozitën. Sidoqoftë, e amnistuar nuk del as njëra dhe as pala tjetër.

FIDANISHTJA

Profesori i së Drejtës, Muhamet Kelmendi fajësinë më të madhe për mungesë të konsensusit politik nacional në spektrin politik të Kosovës, ia atribuon koalicionit qeverisës. “Natyrisht që është e vërtetë se vendi nuk po rrëshqet, por në fakt vetëm ka rrëshqitur dhe gjendet në anarki të plotë, sepse pushteti ka dështuar në zgjidhjen e problemeve kryesore, atyre që ndërlidhen me sigurinë e vendit. Tani ne kemi probleme me sigurinë e tërësisë territoriale të shtetit dhe me luftimin e krimit dhe të korrupsionit të instaluar në institucionet e shtetit. Vendi ka shkuar duke humbur vazhdimisht territor për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të klasës politike në pushtet, derisa konflikti mes pozitës dhe opozitës është duke u thelluar dhe nuk ekziston asnjë afrim midis këtyre dy taborëve”, theksoi Kelmendi.

Çrregullimi total i shtetit Sipas Kelmendit, edhe në aspektin social kemi dështime, në punësim kemi ngecje serioze, sepse papunësia po vazhdon duke u rritur në mënyrë të dukshme, pa shpresë për uljen e saj. “Po ashtu, në kolaps është edhe sistemi i drejtësisë, sepse kemi mosfunksionim efikas dhe të pavarur të gjykatave dhe të Prokurorisë, derisa Policia e Kosovës është shndërruar në një polici politike, e cila po i ndjek vetëm interesat e pushtetarëve. Për këtë politikë të mbrapsht përgjegjësia kryesore u takon kreatorëve të këtij koalicioni qeverisës, Hashim Thaçit e Isa Mustafës, sepse janë vetë faktet ato që flasin për çrregullimin total të funksionimit të shtetit”, u shpreh më tej ai.

Edhe politologu Faik Krasniqi pohon se, falë anarkisë në të cilën po e zhyt vendin kjo klasë politike, tanimë po shihet qartë që edhe shumica e qytetarëve në Kosovë, këta muajt e fundit po neveriten me klasën politike, por edhe po frikësohen prej saj dhe bashkësisë ndërkombëtare që po lejojnë vendin të rrëshqasë në mjegullën e anarkisë. “Ka edhe huti politike, sepse askush nuk po bën të duhurën, të evitojë rrezikun e shkarjes në anarki dhe shtet policor. Fjalori politik mes pozitës dhe opozitës është duke u ashpërsuar dhe nuk ka shenja për ndonjë marrëveshje politike. Nuk ka shenjë se pozita dhe opozita do të lëvizin nga qëndrimet e tyre dhe se kriza do të vazhdojë të rritet nga ata që sot Kosovën e kanë sjellë në këtë derexhe”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.