Politika dhe institucionet të stërmbushura me udbashë

Institucionet e Kosovës dhe spektri politik, pozitë dhe opozitë, ende po hezitojnë, veçmas në këta 9 vjet të shpalljes së pavarësisë, ta bëjnë Ligjin e lustracionit, për t’u ditur se kush ka punuar si spiun e agjent në kohën e regjimit serbojugosllav dhe kush ishin emrat e spiunëve të njohur.
Zeqa: Si pozita ashtu dhe opozita kanë në radhët e veta njerëz të inkriminuar të UDB-ës
“Ne akoma e kemi një sistem të mbushur me elemente që vijnë nga shërbimet e regjimit të vjetër serbojugosllav. Nuk ka as prokurori dhe as gjykatë, deri në Gjykatën Kushtetuese, që nuk kemi ish-shërbëtorë të regjimit në ata mekanizma të drejtësisë. Gjyqësori dhe Prokuroria janë të mbushur me elementë që vetë i kanë shërbyer ish-regjimit, ose që vijnë nga familjet që kanë qenë të bindura për ish-regjimin serbomadh”, thotë profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, raporton Gazeta Kosova Sot
Institucionet e Kosovës dhe spektri politik, pozitë dhe opozitë, ende po hezitojnë, veçmas në këta 9 vjet të shpalljes së pavarësisë, ta bëjnë Ligjin e lustracionit, për t’u ditur se kush ka punuar si spiun e agjent në kohën e regjimit serbojugosllav dhe kush ishin emrat e spiunëve të njohur. Tanimë kjo çështje duket të jetë sfida më serioze, para së cilës po heshtin dhe po sillen pa interes edhe pozita edhe opozita, derisa dihet mirëfilli që pa pastrimin e politikës përmes ligjeve të lustracionit dhe të dekriminalizimit do të ishte e kotë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja, sepse rezultati do të dilte i njëjti. Njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe analistët politikë theksojnë se për t’u dhënë fund regjimeve të korruptuara e të kriminalizuara është e domosdoshme të pastrohet politika dhe institucionet nga të inkriminuarit dhe spiunët e inkriminuar dhe kjo nuk bëhet pa bërjen e këtyre dy ligjeve. Mirëpo, tani fitohet bindja se pozita dhe as opozita nuk e nxjerrin si problem, as në debate publike e as në Parlament, këtë temë, ngase në radhët e tyre edhe pozita dhe opozita kanë njerëz të inkriminuar të UDBsë serbe dhe familjarëve të tyre, sikur edhe njerëz me dosje kriminale të para apo pas luftës.
gjenturave janë të infektuara pa përjashtim të gjitha partitë politike Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se shkaku i moszbulimit të dosjeve të ish-agjentëve të UDB-së, sikurse dhe bërja e Ligjit të dekriminalizimit ka disa qëllime. Qëllimi kryesor, sipas tij, është ai për vazhdimin e mëtejshëm të tyre për të sunduar në shtetin e Kosovës. “Me moszbulimin e tyre fshihet qëllimi, në mënyrë që pushtetarët e tashëm më lehtë të sundojnë, sepse kemi një segment njerëzish të aftë dhe të dëgjueshëm për veprimtari antishtetërore dhe me këtë është në pyetje vetë realizimi i pikë synimeve tejet antishtetërore ndaj shtetit të Kosovës. Këtu mendoj në marrëveshjet e Demarkacionit, në Asociacionin, në vazhdimin e kriminalitetit ekonomik dhe në korrupsion, sikundër edhe në mosshtrirjen e pushtetit në vendet me minoritet serb. Ne akoma kemi një sistem të mbushur me elemente që vijnë nga shërbimet e regjimit të vjetër serbojugosllav. Nuk ka as prokurori dhe as gjykatë, deri në Gjykatën Kushtetuese, ku nuk kemi ish-shërbëtorë të regjimit në ata mekanizma të drejtë- sisë. Gjyqësori dhe Prokuroria janë të mbushur me elemente që vetë i kanë shërbyer ish-regjimit, ose që vijnë nga familjet që kanë qenë të bindura për ish-regjimin serbomadh”, thotë profesor Kelmendi.
Sipas Kelmendit, të infektuara nga një virus i tillë janë të gjitha subjektet politike, pa përjashtim, por kryesisht të tillët dominojnë në subjektet politike pushtetare. “Pothuajse të gjitha partitë politike janë të mbushura me elementë të tillë. Kësi “materiali kemi në LDK dhe në PDK. Kemi pasur edhe në partitë e tjera politike. Por, derisa pozita është dhe mbetet e stërmbushur nga të tillët, opozita kryesisht ka arritur që gradualisht të lirohet nga elementë të tillë, ndërsa pozita madje sundohet nga elementët e tillë”, thotë profesor Kelmendi./kosova sot/