GRANDEMALL

Policit, një muaj paraburgim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar 30 ditë paraburgim policit Valon Goxhuli. Ai dyshohet se me revolen e tij zyrtare, ka vrarë shtetasin Bekim Birinxhiku, të shtunën në qendër të Skenderajt.

Nën masa të rrepta sigurie, polici Goxhuli, paraditen e së hënës është dërguar në ndërtesën e Gjykatës së Vushtrrisë, ku vepron Gjykata Themelore e Mitrovicës, ku gjyqtari i procedurës paraprake, dëgjoi argumentet e prokurorit dhe të mbrojtjes për masën e paraburgimit.

Mobi Casa

Në fund, gjyqtari vendosi për Goxhulin për 30 ditë paraburgim pas mbajtjes nën arrest për 48 orë. Të shtunën në qendër të Skenderajt u vra Bekim Birinxhiku nga fshati Qubrel i Skenderajt. Ai ishte ish-ushtar i UÇK-së dhe në këto zgjedhje garonte si kandidat për asamble komunale nga AAK-ja.

I dyshuari për këtë vrasje që tronditi Drenicën një ditë para zgjedhjeve, është Valon Goxhuli i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë detyrës zyrtare./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.