UBT

Policia “zbut” anëtarin e Lisba

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Anëtari i kryesisë së Forumit të të Rinjve Myslimanë dhe anëtari i Lëvizjes Islame “Bashkohu”, Nol Zhitia, nuk po duket të jetë aq i guximshëm brenda stacioneve policore ashtu sikurse me deklaratën e tij publike kërcënuese.

Para disa javësh pas kërcënimeve publike që i ka bërë deputetes Alma Lama, ai është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.

Deklaratat e tij publike me atë që ka dhënë në polici dallojnë shumë. Në deklaratën që ka dhënë në polici me datë 09.06.2013, pasnjë njësisë së Hetimeve Rajonale në Prishtinë të cilën e ka siguruar Zëri, Zhitia thotë se nuk ka pasur qëllim që ta fyeje Alma Lamën, e aq më tepër që ta kërcënojë atë.

Ai u ka thënë policisë se Lama mund të ketë keqkuptuar deklaratën e tij, porse ky i fundit nuk ka pasur qëllim të keq ndaj saj.

Eco Higjiena

“Unë jam vetëm anëtar i kësaj organizate, thirrjet i kam bërë në emër të organizatës për arsye të debateve politike pasi që kanë qenë mes Alma Lamës dhe meje dhe komunitetit mysliman”, citohet të ketë thënë Zhitia për Policinë e Kosovës.

Ai arsyeton reagimin e tij publik duke thënë se “ka qenë reagimi në afekt të etiketimeve që ajo na është referuar neve qytetarëve myslimanë me etiketime si talebanë, fundamentalistë dhe ekstremistë, e kam parë si debat politik, por asnjëherë ta kërcënoj apo fyej”.

Zhitia më pas thotë se “nëse ajo ka ndjetë vetën të fyer apo të kërcënuar jam në gjendje t’i kërkoj falje privatisht”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.