Uji Dea

Policia vetëdijëson nxënësit për rreziqet që sjellin mjetet piroteknike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës përmes ligjëruesve të saj po takon çdo ditë nxënës të shkollave fillore duke u treguar atyre për rreziqet q mund të sjellin mjetet piroteknike si dhe për sigurinë në trafik.

Policia e Kosovës njësia për Komunitet në Gjilan në bashkëpunim me Trafikun Rajonal të martën kanë realizuar një Ligjëratë të përbashkët në shkollën fillore “Mulla Idriz Gjilani”, në fshatin Velekincë, me dy tema aktuale: “Pasojat dhe rreziku nga mjetet Piroteknike” si dhe meqë jemi në prag të festave të fundvitit është folur edhe për sigurinë në komunikacionin rrugor, tema të cilat janë prezantuar për vetëdijesimin e nxënësve për sigurinë në rrugë.

Hidromorava

Nxënësit me vëmendje i kanë percjell këto tema dhe kanë treguar interesimin duke parashtruar pyetje lidhur me temat e ligjëruara.

Ligjëratat do të vazhdojnë edhe në shkollat e tjera fillore ku nxënësit do të njoftohen më gjerësisht, veçanërisht me pasojat që shkaktohen nga përdorimi i pa kontrolluar i mjeteve piro teknike njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/