ARKATANA

Policia veproi drejtë në veri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deklaratat e disa diplomatëve të huaj në Bruksel dhe Organizatave Ndërkombëtare të cilat kanë thënë që Policia e Kosovës nuk e ka kryer si duhet punën në veri gjatë procesit zgjedhor, i ka hedhur poshtë kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Ai tha se, Policia e Kosovës ju ka përmbajt planit operativ në veri të Mitrovicës dhe e ka kryer punën në mënyrë profesionale.

“Policia iu ka përmbajt planit operativ dhe ne gjithë e dimë gjendjen në veri, prandaj në atë pjesë të Kosovës PK relativisht mirë e kanë kryer detyrën e tyre, kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, ka thënë Rexhepi.

FIDANISHTJA

Sipas të parit të rëndit në Kosovë, është respektuar zinxhiri komandues në një ambient të tillë ku së pari herë janë mbajt zgjedhjet të organizuar nga institucionet e Kosovës dhe duke ditur që Policia e Kosovës në veri gjithnjë ka qenë pak më fragjile.

“Këtë herë ata kryesisht e kanë kryer detyrën si duhet. Një akt i tillë i sulmit në 3 qendra të votimit me një potencial negativ të përgatitur më parë që mos të lejohet ato zgjedhje gjithnjë mund të ndodhë, por reagimi edhe i policisë por edhe më vonë i EULEX dhe i KFOR-it megjithatë ka qenë adekuat dhe këtë e konsdierojmë si incident i izulouar. Për ndryshe në 3 komunat tjera dhe në pjesë të tjera të Mitrovicës veriore punët kanë shkuar qetë”, ka shtuar ministri Rexhepi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.