Fundamenti

Policia tregon përkushtim të veçantë për fëmijët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nxënësit e shkollës fillore “Nazmi Hoxha” e kanë vizituar Policinë e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan.

Me 13 Nëntor 2017 rrethe orës 10:00, Policia e Kosovës, njësitet policia në bashkësi në vazhdën e zbatimit të Strategjisë “Policimi në Bashkësi” sot kanë pritë në vizitë nxënësit e shkollës fillore “Nazmi Hoxha” nga “Lagja Tetë” këtu në Gjilan.

Bashkë me rreth pesëdhjetë (50) nxënës, ishin edhe arsimtarët e tyre si dhe disa nga prindërit. Të gjithë janë mirëpritur nga Komanda e policisë rajonale Drejtoria në Gjilan.

Uji Dea

Nxënësit kanë vizituar ambientet e Drejtorisë rajonale si dhe stacionin Policor të Gjilanit.
Atyre u është treguar puna që bënë Policia e Kosovës me qëllim që të sigurohet ruajtja e rendit dhe ligjit si dhe të kemi një ambient të qetë dhe të sigurte për të gjithë, veçanërisht përkushtimi që tregon Policia e Kosovës për fëmijët.

Nxënësit, arsimtarët dhe prindërit kanë pas shumë pyetje rreth punës dhe angazhimeve ditore që Policia e Kosovës i kryen gjatë punës së përditshme, dhe me interesim i kanë përcjellë përgjigjet e oficerëve policor që i kanë shoqëruar ata./rajonipress/