Policia shkatërron 1315 armë të vogla dhe të lehta

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Fabrikën e metalit “Shkritorja” në Janjevë do të shkatërrojë mbi 1315 armë të vogla dhe të lehta. Shkatërrimi i armëve zhvillohet në kuadër të Strategjisë së Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe planit të veprimit të zbatuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) – projekti për Kontrollin e Armëve të Vogla në Kosovë (KOSSAC).
Ky projekt financohet bazuar në një marrëveshje me Zyrën e Jashtme Gjermane. Armët të cilat do të shkatërrohen janë armë të konfiskuara nga Policia e Kosovës gjatë hetimeve të llojeve të ndryshme të krimit.