UBT

Policia: Qytetarët po vetëdijesohen, po i raportojnë rastet kriminale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan thotë për rajonipress se viti 2013 ishte më i qetë dhe me një siguri më të lartë në Gjilan. Ajo tha se ndonëse ka pasur raste kriminale, megjithatë policia e ka rritur zbulueshmërinë dhe kjo dëshmon se policia është e aftë dhe e përgatitur për të gjitha llojet e krimeve.

Policia rajonale e Gjilanit po tregohet çdo ditë e më efikase në zbulimin e të gjitha krimeve. Kështu vlerëson për rajonipress Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan.

Mahmuti tha se në nivel rajoni gjatë vitit 2013 ka pasur 5 vrasje, 10 raste janë evidentuar me fatalitet , derisa ka pasur 34 mije tiketa që janë shqiptuar.

Uji Dea

Mahmuti tha se gjithashtu gjatë vitit 2013 ka pasur 1600 aksidente në tërë rajonin. “Shqetësues mbeten vetëvrasjet ku ka pasur 12 raste në vitin 2013. Kurse problem për qytetin dhe shoqërinë mbeten vjedhjet e rënda duke përfshirë dëmtimin e pronës dhe pasurisë”.

Mahmuti thotë se siguria gjatë vitit 2013 ka qenë në nivel, sepse është rritur zbulueshmëria e rasteve e cila është e mirë. “Kjo dëshmon se policia po profesionalizohet dhe edukohet çdo ditë. Policia po tregon se është e aftë për të luftuar të gjitha krimet” thotë ajo.

Mahmuti është e kënaqur edhe me funksionimin e policisë në bashkësi e cila ka kryer punën me nder dhe përkushtim.“Raportet e policisë në bashkësi me komunitetin janë të mira dhe ne tashmë kemi një vetëdijesim të qytetarëve pasiqë ata po i raportojnë rastet rreth krimit” tha Mahmuti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.