Policia prangos gjilanasin që kultivonte bimë narkotike
Gjilan – Në rrugën “Hasan Tasini” në Gjilan si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të zyrtarëve policor është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar : 11 (njëmbëdhjete ) bimë narkotike të Kanabis Sativës të gjatësisë prej 50 cm deri 110 cm, 70.8 gram Substancë narkotike e llojit Marihuanë, 4 ventilator, 1 filtër i ajrit, dy gypa të mëdhenj të izolimit ngjyrë Alumini, një peshore ngjyre hiri, 420 vazo të vogla të mbushura me dhe për mbjellje, 13 Stabilizator, 7 llampa elektrike me reflektor, 18 Llamba ndriçuese, një ndriçues i rrymës, rezervar uji i mbushur me kabllo të rrymës elektrike, Timer Box Programues i kohës, dhe 6 Shufra plastike ngjyrë të zeza.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


