Fundamenti

Policia po e zbaton planin operativ “Siguria në komunikacion”, me qëllim të parandalimit të aksidenteve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal bashkë me njësitet e stacionit policor të Gjilanit si dhe (njësiti i biçikletistëve) gjatë aktivitetit të sotëm bazuar në planin operativ “Siguria në komunikacion” kanë zhvilluar një mori aktivitetesh policore në qytetin e Gjilanit, me theks të veçantë, kontrollet e shtuara te veturat me xhama të errësuar (folia) si dhe motoçikleta të paregjistruara.

Gjatë kontrollit të ushtruar janë ndalur dhe njëkohësisht janë tërheqë nga komunikacioni tetë motoçikleta, në gjendje teknike të parregullta si dhe pa regjistrime përkatëse. Po ashtu gjatë kontrolleve janë shqiptuar gjithsej tetëdhjeteshtatë (87) fletëparaqitje, për kundërvajtjeje të ndryshme si: parkingje të palejuara, mospërdorim i rripit të sigurisë, vozitje pa patentë shofer, pa regjistrim përkatës të automjetit, përdorim i telefonit gjatë vozitjes dhe kundërvajtje tjera.

Fundamenti

Policia e Kosovës me qëllime parandaluese dhe preventive me prioritet do të angazhohet për mbarëvajtjeje në trafik, njëkohësisht thërrasim vozitësit që t’i respektojnë rregullat dhe normat ligjore, në të kundërtën të gjithë ata kundërvajtësve që hasen në kundërshtim me këto norma ka “zero tolerancë”, dhe do të përballen me procedura ligjore thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.