United Hospital

Policia palestineze viziton drejtorinë rajonale të policisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një delegacion i Policisë nga shteti i Palestinës i prirë nga Kolonel Abdel Hakeem Abu-Rub, Zëvendës Drejtor i Departamentit të Trajnimit me bashkëpunëtor të vet nga departamente të ndryshme të sigurisë, të mërkurën vizitoj Policin e Kosovës, Drejtorin Rajonale këtu në Gjilan, ku u pritën nga kolonel Elmina Mahmuti Drejtor dhe stafi i lartë i Drejtorisë rajonale.

Kolonel Elmina Mahmuti në fjalën përshëndetëse e ka bërë një prezantim të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, duke e njoftuar delegacionin e Policisë së Palestinës me punën dhe organizimin e Policisë së Kosovës në rajonin ton, rajon që mbulon shtatë komuna me një përbërje etnike të përzier por me një bashkë jetesë dhe siguri të kënaqshme për të gjithë, por edhe për sfidat dhe problemet që ne ballafaqohemi gjatë punës policore.

Policia e Kosovës në përbërje të saj ka një numër të konsiderueshëm të gjinisë femërorë në total rreth 17%, që nën kupton për një përfshirje të kënaqshme të femrës në polici, të cilat gjatë punëve të përditshme tregojnë aftësi dhe profesionalizëm adekuatë.

UBT

Delegacioni nga Palestina po ashtu kanë shpjeguar për organizimin dhe punën policore në vendin e tyre, si dhe problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

Ata po ashtu kanë shpreh interesim edhe rreth shumë pyetjeve që ndërlidhen me punën policore dhe organizimin tonë, ata kanë qenë falënderues për pritjen dhe eksperiencën që kanë nda me policinë e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.