Fundamenti

Policia nis aktivitetet sensibilizuese për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh sensibilizuese dhe masash preventive, me qëllim të krijimit të një mjedisi sa më të sigurt për nxënësit dhe personelin arsimor, me fokus të veçantë në sigurinë në trafikun rrugor.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Njësia Sektoriale dhe Komunitet e Stacionit Policor në Gjilan, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, zhvilluan sot aktivitete në terren në afërsi të institucioneve shkollore, veçanërisht pranë atyre që ndodhen përgjatë akseve kryesore rrugore.

Gjatë aktiviteteve, nxënësve dhe prindërve iu shpërndanë fletushka informuese me këshilla dhe udhëzime konkrete për sigurinë në trafik, ndërsa përmes bashkëbisedimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta synohej rritja e ndërgjegjësimit për rreziqet potenciale gjatë lëvizjes në dhe përreth zonave shkollore.

Mobi Casa

Qëllimi kryesor i kësaj fushate është parandalimi i incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion, rritja e kulturës së sigurisë dhe ndërgjegjësimi i nxënësve, prindërve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që gjatë qarkullimit pranë shkollave të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit, duke pasur parasysh praninë e shtuar të fëmijëve dhe nxënësve në rrugë.

Siguria e fëmijëve në rrugë mbetet përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, prindërve, komunitetit dhe çdo pjesëmarrësi në trafik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.