FITORJA

Policia ngrit kallëzim penal ndaj tre zjarrvënësve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se policia tashmë ka dërguar në Prokurorinë Komunale tre kallëzime penale të cilët dyshohen se kanë shkaktuar zjarre dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Policia në Gjilan ka kapur në flagrancë tre persona të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarre në tri lokalitete të Gjilanit. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha për rajonipress se tre të dyshuarve tashmë u është ngritur kallëzimi penal për veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Këto tri kallëzime janë dërguar në Prokurorinë Komunale e cila pastaj vendos për rastet.

FIDANISHTJA

Sipas burimeve tona tre të dyshuarit janë nga fshati Livoq, Agim Rexhepi, i dyti nga fshati Shillovë ,Etem Halimi dhe i treti nga Kodra e dëshmorëve N.Hasani. Ndonëse tre të dyshuarit në hetimet policore kanë deklaruar se nuk i kanë shkaktuar zjarret qëllimisht kryeprokurorja publike komunale Rabije Jakupi tha për rajonipress se kjo nuk i amniston ata nga përgjegjësia.

“Prokuroria Komunale për këto raste do të jetë e shpejt dhe efikase dhe nuk do të tolerojë. Askush nuk do të jetë i amnistuar sepse edhe pakujdesia është vepër penale. Ne kërkojmë nga të gjithë qytetarët që në këto temperatura të larta të jenë të kujdesshëm dhe në asnjë mënyrë mos të luajnë me zjarrin” tha Jakupi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.