United Hospital

Policia në Kamenicë bashkon bizneset dhe inspektoratin për një sezon veror të qetë dhe të sigurt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Sezoni Veror 2026”, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, përmes Stacionit Policor në Kamenicë, ka zhvilluar një takim koordinues me Inspektoratin Komunal dhe përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë, restoranteve dhe kafiterive, me synim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit veror.

Takimi u udhëhoq nga komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, kapiten Basri Shkodra, së bashku me stafin e tij, ku u diskutua për organizimin e ahengjeve familjare, dasmave dhe aktiviteteve të tjera festive, duke pasur parasysh fluksin e madh të bashkatdhetarëve që pritet të vizitojnë komunën gjatë muajve të verës.

Kapiten Shkodra theksoi se qëllimi i këtij koordinimi është krijimi i një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët, duke kërkuar nga organizatorët e aktiviteteve dhe bizneset që të respektojnë në mënyrë rigoroze ligjet dhe rregulloret në fuqi të Republikës së Kosovës.

FIDANISHTJA

Gjatë takimit, përfaqësuesit e bizneseve dhe Inspektorati Komunal shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim respektimin e marrëveshjeve të arritura dhe garantimin e një atmosfere të qetë gjatë gjithë sezonit veror.

Nga Policia e Kosovës u ritheksua se, në bashkëpunim me institucionet komunale dhe partnerët e tjerë të sigurisë, do të vazhdojnë angazhimet për ruajtjen e rendit publik, duke synuar që qytetarët dhe mërgimtarët të kalojnë pushimet në një mjedis të sigurt, të qetë dhe në përputhje me ligjin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.