UBT

Policia në Gjilan shton kontrollet në trafik: 1647 gjoba dhe dhjetëra mjete të konfiskuara

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Gjilan, ka intensifikuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në trafik, duke rezultuar me një numër të lartë gjobash dhe masa ndëshkuese ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës 27 mars – 2 prill 2026, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar gjithsej 1647 gjoba. Në të njëjtën kohë janë hetuar 21 aksidente me dëme materiale dhe 21 të tjera me persona të lënduar.

Gjatë kontrolleve, policia ka evidentuar shkelje të ndryshme, përfshirë 32 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 21 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe 14 për modifikime të paligjshme të automjeteve. Po ashtu, 36 drejtuesve u është ndaluar përkohësisht drejtimi i mjeteve motorike.

FIDANISHTJA

Fokus i veçantë i kontrolleve ka qenë edhe drejtimi i motoçikletave, skuterëve dhe trotineteve. Në periudhën 23 mars – 2 prill 2026 janë konfiskuar 59 motoçikleta, 14 trotinetë dhe 6 mjete të tjera. Gjithashtu janë shqiptuar 35 gjoba për mjete të paregjistruara, 31 për drejtim pa patentë shofer dhe 11 për mosvendosje të helmetës mbrojtëse.

Autoritetet policore theksojnë se respektimi i rregullave dhe pajisja me dokumentacion të rregullt gjatë drejtimit të motoçikletave është jetik për sigurinë në rrugë. “Drejtimi i motoçikletës në gjendje të rregullt shpëton jetë”, theksohet në njoftim.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalohet humbja e jetëve dhe të rritet siguria në rrugët e rajonit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.