Uji Dea

Policia në Gjilan intensifikon kontrollet kundër zhurmës gjatë natës, shqipton pesë gjoba në dy ditë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka vazhduar me aktivitete të shtuara në terren, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, duke vënë theks të veçantë në parandalimin dhe identifikimin e rasteve të shkaktimit të zhurmës gjatë orëve të natës.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve të zhvilluara në ditët e fundit janë evidentuar raste të mosrespektimit të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, të cilat kanë shqetësuar banorët gjatë natës.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, zyrtarët policorë kanë shqiptuar pesë gjoba për shkelje të dispozitave të këtij ligji.

Uji Dea

Policia Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të shtuar, përmes patrullimeve, kontrolleve të vazhdueshme dhe reagimeve ndaj çdo ankese të qytetarëve.

Autoritetet kanë theksuar se ndaj çdo personi fizik apo subjekti afarist që cenon qetësinë publike do të ndërmerren masat e parapara me ligj, me synim garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.