HW

Policia në Gjilan ashpërson kontrollet, mbi 160 motoçikleta jashtë trafikut dhe qindra gjoba për shkelje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka intensifikuar kontrollet në trafik, duke vënë theks të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, skuterëve, trotineteve dhe mjeteve të ngjashme, me synim rritjen e sigurisë rrugore në të gjithë rajonin.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë periudhës 1–30 prill 2026, janë shqiptuar dhjetëra masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit. Në total, janë evidentuar 95 gjoba për drejtim pa patentë shoferi, 149 gjoba për mjete të paregjistruara dhe 65 gjoba për drejtues që nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse.

Po ashtu, policia ka ndërmarrë masa më të ashpra duke përjashtuar nga trafiku gjithsej 161 motoçikleta, ndërsa janë shqiptuar edhe 75 gjoba për drejtuesit e trotineteve dhe 113 masa të tjera ndëshkuese për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit rrugor.

United Hospital

Autoritetet policore theksojnë se respektimi i rregullave dhe pajisja me dokumentacion të rregullt janë thelbësore për sigurinë në rrugë, duke apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të tregojnë kujdes të shtuar.

“Drejtimi i këtyre mjeteve në mënyrë të përgjegjshme nënkupton mbrojtjen e jetës, si të vetes, ashtu edhe të të tjerëve”, thuhet në apelin e policisë, e cila paralajmëron se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.