Policia ndalon një person pas raportimit për të shtëna, i sekuestrohet një pistoletë
Gjilan – Policia ka ndaluar një person në fshatin Capar të Gjilanit, pas një informate për të shtëna me armë zjarri.
Rasti është raportuar më 18 gusht 2026, rreth orës 19:15, kur njësitë policore i janë përgjigjur informatës dhe kanë ndaluar një automjet të drejtuar nga një person i dyshuar.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe një fishek.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është proceduar për veprime të mëtejshme ligjore./rajonipress/


