Uji Dea

Policia ndalon 100 gra që po shkonin të punonin kanabisin në Lazarat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

7 furgona, kryesisht me punonjëse gra, nisen çdo ditë për në Lazarat ku për 2 mijë lekë në ditë punojnë në plantacionet e hashashit

Policia e Gjirokastrës ndaloi për disa orë rreth 100 persona, për të cilët kishte siguruar informacion se shkonin për të punuar ne kultivimin e lendes narkotike Cannabis Sativa, ne fshatin Lazarat.

Operacioni i pari i këtij lloji, nisi në orët e para te mëngjesit. 7 furgona me punëtore, kryesisht gra, janë shoqëruar ne ambientet e policisë, raporton Vizion Plus. Agjentet e anti-trafikut kane marre deklarime me shkrim, mbi personat qe i kishin kërkuar për ti punësuar dhe me pas janë lenë te lirë. Mësohet se janë siguruar të dhëna të detajuara mbi identitetet e prodhuesve të hashashit, por edhe mbi vendndodhjen e parcelave që do të mbilleshin. Madje edhe për pagesat deri në 2 mijë lekë në ditë, si dhe natyrën e punës.

Hidromorava

Aktualisht është stina e mbjelljes së hashashit. Pak ditë me pare policia ka bllokuar edhe disa makina që dërgonin pleh dhe autobote me ujë në Lazarat. Operacioni që pritet të shtrihet në javët në vazhdim, duket se është goditja e parë serioze e policisë në tregun më të madh të prodhimit të lëndëve narkotike në jug të vendit, i cili lulëzon prej gati 15 vitesh. Ndërhyrja e forcave të FNSH u udhëhoq nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë,

Muhamet Rrumbullaku dhe shefi i forcave RENEA, të cilët kane pasur edhe disa takime me drejtuesit lokale të komunës Lazarat. Në tetor pronarët e lëndës narkotike korrin atë që kanë mbjellë të punësuarit. Në këtë 6 mujor janë sekuestruar rreth 2.4 tonë marijuanë dhe janë arrestuar 35 shtetas, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpallur në kërkim, kryesisht banore të fshatit Lazarat.