UBT

Policia me plan operativë për ”Makinat bujqësore”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me fillimin e sezonit të Pranverës, rritet numri i Makinave bujqësore, por edhe mjeteve tjera të punës që lëvizin dhe frekuentojnë nëpër rrugët rajonale dhe rrugë dytësore. Qarkullimi i shtuar i tyre mund të krijon situata dhe raste ku paraqesin rreziqe për pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor ka thënë Ismet Hashani.

Në këtë periudhë kohore sipas Hashanit nga qarkullimi i mjeteve të tilla me daljen e tyre nga arat, dhe vendet e ndryshme ku kryejnë punë ndërtimore, si dhe dalja nga rrugët tjera dytësore të pa asfaltuara, ku përmes gomave dhe në forma tjera bëjnë bartjen e baltës në rrugë në sasi të shtuar, gjë që vështirëson qarkullimin normal të komunikacionit.

Hashani tha se me qëllim të rritjes së sigurisë policia e trafikut Rajonal ka ndërmarr një plan Operativ “Makinat Bujqësore” me qëllim që të shtohet vëmendja ndaj këtyre mjeteve si pjesëmarrëse në komunikacionin rrugor. Është vërejtur se të njëjtit qarkullojnë në rrugë pa : sinjale ndriçuese të domosdoshme, drita si dhe shenja tjera ndriçuese, të pa regjistruara dhe pjesa dërmuese e vozitësve që drejtojnë këto makina ende nuk e kanë fituar të drejtën për vozitje – nuk posedojnë patentë shofer.

Fundamenti

Sipas Hashanit njësitet patrulluese të Trafikut Rrugor dhe njësitet tjera policore me qëllim preventiv në pengimin e pa rregullsive dhe aksidenteve të komunikacionit do të jenë ma të pranishëm dhe do t`i rrisin masat e kontrollit në gjitha rrugët e rajonit tonë .

“Fatkeqësisht deri më tani shpesh herë kemi pasur aksidente me pasoja fatale dhe lëndime të rënda, andaj shtimi i masave të sigurisë në këtë fushë është i domosdoshëm dhe në interes të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor nga të cilët kërkohet respektimi i ligjit” tha Hashani.

Njësite policore gjatë implementimit të këtij plani do të fokusohen më tepër në kundërvajtjet si më poshtë , por jo vetëm në këto: Kontrollimi i mjeteve të punës- makinerisë bujqësore, pjesëmarrëse në komunikacion; Tërheqja e mjeteve bashkangjitëse dhe qerreve pa mekanizëm ndriçues; Funksionalizimi i mekanizmit ndriçues të punës dhe mjetet bujqësore , Tërheqja e mjetit të prishur (me defekt); Mos mbajtja e distancës së nevojshme dhe kyçja e pa sigurt në rrugë nga rrugët dytësore , si dhe goma të zhytura – me baltë; Mos përshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës , Regjistrimi i makinerive bujqësore; Kontrollimi i vozitësve drejtues të këtyre mjeteve – posedimi i patentë shoferëve ka thënë Hashani./rajonipress/