ARKATANA

Policia mban pezull tenderin afro 1 milion euro

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Policia e Kosovës ka gjasa ta përjetojë ndjenjën kur dikush të shqiptojë një gjobë. Por, këtë ndjenjë nuk do të kenë për shkelje të rregullave të komunikacionit, por për shkelje të Ligjit të prokurimit publik.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ia ka bërë me dije Policisë së Kosovës se do të gjobiten me 5 mijë euro në rast se nuk e zbatojnë vendimin e kësaj gjykate.

Ky kërcenim i OSHP-së ka ardhur pasi Policia e Kosovës nuk po e zbaton vendimin e saj, i cili e obligon që t’i rivlerësojë ofertat e pranuara nga operatorët për procesin e prokurimit për ndërtimin e garazheve nëntokësore dhe të poligonit të gjuajtjes në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

GRANDEMALL

“Organi Shqyrtues i Prokurimit…urdhëron Policinë e Kosovës që të zbatojë vendimin e Panelit Shqyrtues, në të kundërtën OSHP konform nenit 131 të Ligjit të prokurimit ndaj Policisë së Kosovës të vendosë një gjobë prej jo më pak se 5000 euro(pesë mijë euro)”, thuhet në letrën që kryetari i OSHP-së, Hysni Hoxha, ia ka dërguar Policisë së Kosovës. Në letër po ashtu e paralajmëron menaxherin e prokurimit në Polici se do të ndërmerren masa edhe ndaj tij konform Ligjit të prokurimit.

Letra e kryetarit të OSHP-së ka ardhur pasi kompania “R & Rukolli” është ankuar në OSHP pikërisht për vonesat që po bëhen në rivlerësimin e ofertave. Madje, kjo kompani dyshon se Policia po vonohet qëllimisht.

Tenderi për përzgjedhjen e një operatori për ndërtimin e garazheve nëntokësore dhe të poligonit të gjuajtjes në kompleksin e DPP-së ka nisur në muajin mars. Kurse Policia e Kosovës më 26 prill kishte njoftuar se kontratën për ndërtimin e garazheve nëntokësore e ka fituar konsorciumi “Kujtimi & Bedi Ndërton & Benita Company”. Ky konsorcium ishte shpallur fitues, duke i mposhtur 26 operatorë të tjerë konkurrentë. Oferta e konsorciumit fitues ishte 790 mijë e 119 euro. Kundër këtij vendimi të PK-së për shpallje të fituesit në Organin Shqyrtues të Prokurimit ishte ankuar “R&Rukolli” (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.