Eko Higjiena

Policia Kufitare, rajoni në Lindje parandalojnë kontrabandë të mallrave, arrestohet një person i dyshuar

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Njësia e Task Forcës dhe njësitë patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Zhegër (Drejtoria rajonale kufitare-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, me datë 16.04.2022, në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen dy automjete: njëri i tipit Furgon dhe tjetri, automjet i tipit kombi, të dyja me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore.

Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Leskovicë, komuna e Vitisë (rreth 300 metra në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë veri.

UBT

Gjatë kontrollit në njërën nga to janë gjetur mallra të ndryshme (mjete të ndryshme dhe pajisje teknike të punës, etj ).

Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare një person i dyshuar është dërguar në ndalim policor, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtejme ka njoftuar policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.