Policia kufitare konfiskon lule

Gjilan – Në fshatin Topanicë dhe Muqivercë të Kamenicës raportohet se patrulla mobile e policisë kufitare kanë ndaluar dhe legjitimuar një veturë me targa vendore me ngasës një mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollimit kanë vërejtur se kishte 74 pako me 2590 copë lule pa dokumentacion përkatës njoftoj policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka sugjeruar që malli të konfiskohet dhe t’i dërgohet Doganës, ndërsa rasti të shkojë në procedurë të rregullt./rajonipress/