Policia konfiskon mbi 150 kilogram drogë në Ferizaj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, njësia në Ferizaj, pas një pune hetimore në terren ka arrestuar një person nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘Mbajtje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike dhe psikotropike’ si dhe ka konfiskuar sasinë e substancës narkotike me peshën 151.50 kg. që dyshohet të jetë e llojit marihuana dhe kapë vlerën e njëqind mijë eurove.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është A.R., i lindur më 1976. Operacioni policor është realizuar në fshatin Varosh në drejtim të fshatit Koshare derisa personi i dyshuar ishte duke ngarë një traktor me rimorkio.

Mobi Casa

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe traktori së bashku me narkotikë është konfiskuar dhe është sjellë në stacionin policor për procedurat hetimore, njofton Policia.

Policia është në kërkim edhe të disa personave tjerë si të dyshuar lidhur me këtë rast, të njohur për policinë. Të gjitha veprimet policore në këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj personit të arrestuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Indeksonline/